Luftė pėr UNESCO-n
Nė prag tė fillimit tė Konferencės
sė pėrgjithshme tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara pėr Arsim, Shkencė dhe Kulturė (UNESCO), autoritetet e Kosovės kanė thėnė se do tė vazhdojnė fushatėn pozitive pėr pranimin e Kosovės nė kėtė organizatė.
Por, nė anėn tjetėr, autoritetet e Beogradit edhe mė tej po zhvillojnė fushatė tė intensifikuar kundėr kėtij anėtarėsimi tė mundshėm tė Kosovės nė UNESCO.

Kryeministri i Kosovės, Isa Mustafa, ka thėnė tė shtunėn se Kosova ėshtė pėrcaktuar qė tė bėjė njė fushatė pozitive pėr pranimin e saj nė UNESCO dhe pėr njė gjė tė tillė ai ka kėrkuar pėrkrahjen e tė gjitha vendeve tė botės.

Por, Ministri i Punėve tė Jashtme tė Serbisė, Ivica Daēiq, ka theksuar se Kosova nuk e meriton tė jetė pjesė e UNESCO-s. Kjo sepse, sipas tij Kosova nuk ėshtė shtet.

Autoritetet e larta serbe, pėrfaqėsues tė Kishės Ortodokse Serbe, por edhe qytetarė serbė, po zhvillojnė fushatė tė intensifikuar kundėr pranimit tė Kosovės nė UNESCO. Nė rrjetet sociale, ata po publikojnė video tė objekteve fetare ortodokse serbe, tė cilat janė dėmtuar gjatė trazirave tė vitit 2004 nė Kosovė, duke i quajtur “argumente” pėr mospranimin e Kosovės nė UNESCO.

Megjithatė, autoritetet e Kosovės patėn marrė pėrgjegjėsinė pėr riparimin e tė gjitha objekteve fetare ortodokse serbe, tė dėmtuar gjatė trazirave tė vitit 2004. Menjėherė pas trazirave, Kuvendi i Kosovės pati ndarė buxhetin prej 3.5 milionė eurosh pėr renovimin e tyre. Ndėrkaq, deri nė vitin 2010, ky buxhet kishte arritur shumėn rreth 10 milionė euro.

Zyrtarėt e Qeverisė sė Kosovės, nė vitin 2010 patėn deklaruar se janė riparuar 30 nga 35 objektet fetare tė dėmtuar dhe se ishte duke u zhvilluar faza pėrfundimtare pėr riparimin e tė gjitha kėtyre objekteve.

Autoritetet serbe sė fundmi kanė kritikuar edhe vendet, tė cilat janė angazhuar pėr ta mbėshtetur anėtarėsimin e Kosovės nė UNESCO. Ministri i Jashtėm serb, Daēiq, ka theksuar se ministritė e jashtme tė vendeve tė Kuintit, “nė kohėn e krizės me migrantė dhe tė terrorizmit, po merren me atė se kush dhe si do tė votojė nė Konferencėn e Pėrgjithshme”.

Konferenca e Pėrgjithshme e UNESCO-s do tė nisė punimet me 3 nėntor dhe do tė pėrfundojė ato me 18 nėntor. Ēėshtja e pranimit tė Kosovės nė kėtė organizatė pritet tė hidhet nė votim me 9 nėntor. /REL/
comments powered by Disqus