Radiostacionet nga tė gjitha trevat shqiptare, mblidhen tė shtunen nė Gjakovė, nė “Radiofest 11”
Rreth 30 radiostacione nga Kosova, Shqipėria, Maqedonia e Mali i Zi, do tė mblidhen tė shtunen nė Gjakovė, nė edicionin e 11-tė tė Festivalit Mbarėkombėtar tė Radiove “Radiofest”, i cili organizohet nga Radio Gjakova.
Ky aktivitet qė tradicionalisht ka ngjallur interesimin e drejtuesve, gazetarėve e operatorėve teknikė tė radiostacioneve shqiptare, ėshtė njė konkurs qė mė shumė sesa garen, qėllim e ka takimin, shoqėrimin dhe kėmbimin e pėrvojave tė kolegėve, qė tė pėrbashkėt e kanė punėn nė radio.
Sikurse edhe nė edicionet e kaluara, edhe nė kėtė edicion tė 11-tė, gara nė mes tė radiostacioneve zhvillohet nė 3 kategori, “Radio – Reportazhė”, “Raport Radiofonik” dhe “Spote Publicitare”.
Tema e sivjemė e Radio - Reportazhit, e caktuar nga organizatori, ėshtė “Trashėgimia Kulturore, thesari ynė”, temė rreth sė cilės edhe do tė fokusohen gazetarėt pjesmarrės. Sipas organizatorėve, kjo temė ėshtė pėrzgjedhur pėr faktin se trashėgimia kulturore ėshtė pasqyrė e vlerave dhe e nivelit kulturor tė njė populli.
Prandaj, pasuria e madhe e trashėgimisė kulturore e historike nga ēdo cep i trojeve shqiptare ka vėnė nė kėrkim gazetaret e radiove shqiptare pjesėmarrėse nė kėtė festival, qė tė pėrgatisin radioreportazha cilėsore me laryshinė e temave.
Manifestimi i ndarjes sė ēmimeve pėr mė tė mirėt, qe mbahet prej orės 18.30 nė shkollėn e muzikės “Prenk Jakova” nė Gjakovė.
Festivali i radiove "Radiofest" mbahet pėr herė tė 11-tė, mbėshtetur nga Ministria e Kulturės dhe komuna e Gjakovės.
Ndryshe, nė edicionin e 10-tė, vitin e kaluar, fitues pėr Radio – reportazhin mė tė mirė ėshtė shpallur radio “Alba” nga Klina, nė Raport Radiofonik radio “Drenica” dhe nė Spot Publicitar radio “Klea” Elbasan./NewPrishtina/
comments powered by Disqus