Veshkat, kujdesi pėr njė funksionim tė rregullt
Veshka ėshtė njė organ qė nuk “ankohet” kurrė edhe kur vuan apo ka filluar tė humbasė funksionin e vet.
Mbase kjo ėshtė njė nga arsyet qė i lėmė pas dore, ndėrkohė qė mjaftojnė vetėm disa rregulla tė thjeshta pėr “mirėmbajtjen e tij”. Nė Shqipėri jemi ende tė pandėrgjegjshėm pėr kėtė gjė.

Edhe nė botė, ndjeshmėria dhe vėmendja ndaj kėtij organi tė neglizhuar ka filluar tė jetė e pranishme vetėm vitet e fundit. Dhe a e dini pse? Sepse kurimi i sėmundjeve tė veshkave me veshkė artificiale (dializė) apo natyrale (transplant), ka arritur tė marrė 10% tė buxhetit tė shėndetėsisė, duke i bėrė shoqėritė perėndimore tė mendojnė shumė pėr sensibilizimin dhe parandalimin e sėmundjeve tė kėtij organi qė “vret” heshtazi, jo vetėm shėndetin, por edhe ekonominė.

Bibla dhe Shekspiri e dinin qė herėt rėndėsinė e madhe tė kėtij organi. Bibla dhe Shekspiri shekuj mė parė ishin tė vetėdijshėm pėr rėndėsinė e kėtij organi. Nė librin e shenjtė thuhet: “Zoti, pėr tė gjykuar njė njeri, sheh veshkat e tij”. Pėrse pikėrisht veshkat e tij? Sepse veshkat konsideroheshin vendi i temperamentit, i emocioneve, i virtytit. Nė veprėn “Allegre Comari di Uisdor” tė Shekspirit nė aktin e 3, tek skena e 5, Falstaff thotė - “a man of my kidneys” ( “burri i veshkave tė mia”) - qė do tė thotė njė burrė si unė, me tė njėjtat ndjenja me mua dhe ndoshta me tė njėjtin karakter.

Nėse Libri i Shenjtė dhe Shekspiri i drejtohen veshkave pėr tė shprehur temperament dhe virtut, njė arsye duhet tė ketė. Dhe nė fakt ka. Vetėm duke parė raportin e njeriut me tokėn mund tė kuptosh shumė gjėra mbi veshkat. 75% e trupit tonė ėshtė ujė e, megjithatė, ne arrijmė tė jetojmė nė njė tokė tė thatė pa pasur probleme. Nė oqean ishte kollaj, ujė e kripė sa tė duash. Nė tokė, nė fakt, organizmi i njeriut duhet tė dijė tė ruajė jo vetėm ujin, por edhe kripėrat; vetėm veshkat dinė ta bėjnė kėtė. Nė sajė tė tyre, mjafton tė pimė vetėm 2-3 litra ujė nė ditė dhe ne jetojmė pa probleme.

Tė gjitha qelizat e trupit tonė mjaftohen me kėtė sasi uji pėr tė kryer funksionet e tyre. Si arrin ky ujė qė ne pijmė tė shpėrndahet nė tė gjithė trupin, duke i siguruar secilės qelizė sasinė e duhur tė ujit dhe kripėrave qė i nevojiten? Kush i di pėrmbajtjen dhe nevojat e tyre? Kush e ruan kėtė ekuilibėr gati hyjnor? Vetėm Veshka. E pra, po tė mos ishin veshkat, do tė jetonim akoma nė moēale e do tė ishim tė gjithė tė fryrė si bretkoca. Janė veshkat qė i kanė mundėsuar mamiferėve tė lėnė oqeanet dhe lumenjtė e tė jetojnė nė tokė.

Pa veshka, toka do tė ishte shumė armiqėsore pėr njeriun. Pėr mė tepėr, pėrveēse pimė, ne hamė ēfarė duam dhe pėrsėri ėshtė veshka qė di tė ruajė nė ēdo sekondė njė ekuilibėr perfekt midis asaj qė na nevojitet dhe asaj qė duhet eliminuar. Ja pse veshkat konsiderohen filtri i vėrtetė i trupit tė njeriut. Ato luajnė rolin e ozonit nė planetin tonė. Pa rolin filtrues tė kėtij tė fundit, nė tokė nuk do tė kishte jetė. Sikurse ozoni filtron rrezet e diellit duke lejuar ngrohtėsinė e domosdoshme tė diellit dhe duke bllokuar efektet shkatėrruese tė tij nė tokė, ashtu dhe veshka bllokon daljen e lėndėve ushqyese dhe eliminon lėndėt toksike tė organizmit.

Tė dy kėto funksione kanė karakterizuar veshkėn nė shekuj dhe fatkeqėsisht veshka ėshtė identifikuar vetėm me funksionin filtrues. Por kohėt moderne zbuluan qė veshkat kanė njė sėrė funksionesh tė tjera: prodhojnė hormone qė rregullojnė tensionin dhe volumin e gjakut tuaj. Ėshtė kjo arsyeja qė ēdo individ me tension tė lartė tė gjakut duhet sė pari tė konsultohet me mjekun e veshkave. Sot ka bindje absolute, nė qarqet shkencore se veshkat janė pėrgjegjėse pėr tensionin e lartė tė gjakut edhe atėherė kur nuk e gjejmė dot shkakun e vėrtetė.

Funksioni i veshkave

- Prodhojnė njė hormon qė quhet eritropoetinė, e cila stimulon palcėn e kockave pėr tė prodhuar rruazat e kuqe tė gjakut, tė cilat transportojnė oksigjenin nėpėr trupin tuaj. Njė individ qė ka anemi, duhet tė vizitohet patjetėr tek mjeku i veshkave.

- Aktivizojnė vitaminėn D e cila ėshtė e rėndėsishme pėr tė pasur kocka tė shėndetshme. Tė sėmurėt me veshka kanė probleme tė shprehura kockore.

- Pikėrisht roli i veshkės nė ekuilibrin e lėngjeve, filtrimin e substancave toksike, nė tensionin e gjakut, nė anemi dhe nė problemet e kockave dhe pėr mė tepėr, mėnyra e heshtur, e zgjuar me tė cilėn ajo i realizon dhe koordinon kėto funksione do tė identifikohej nė mėnyrė shumė filozofike nga Smith qė 100 vjet mė parė: “Veshka ėshtė organi qė nė vetvete pėrmban stofin e filozofisė”.

- Pak kripė, shumė ujė dhe tensionin e kontrolluar pėr tė pasur veshka gjithnjė tė shėndosha.

Pėr tė pasur veshka tė shėndosha

Pi lėngje dhe ujė mjaftueshėm

Ushqehu shėndetshėm

Mos pi cigare

Mos abuzo me alkool

Mbaje nėn kontroll tensionin e gjakut

Ruaj peshėn tėnde

Nėse me gjithė kujdesin pėr to, veshkat dėmtohen dhe fillojnė tė humbasin funksionin e tyre, mjekimet moderne tė marra sa mė herėt mund tė frenojnė sėmundjen. Vitin qė shkoi dy studime tė Universitetit tė Oksfordit publikuan rezultate tė shkėlqyera pėr regjenerimin e veshkave tė dėmtuara me qeliza tė papjekura, tė marra nga palca, duke rrezatuar shpresė pėr tė sėmurėt me veshka. Tė shpresojmė qė shpejt do mund tė harrojmė dializėn pėr njė alternativė edhe mė miqėsore pėr tė sėmurin.

Pse karrota ėshtė e mirė pėr organizmin

Karrotat janė lehtėsisht tė identifikueshme nga ngjyra portokalli e thellė, qė tregon se ato pėrmbajnė sasi tė lartė tė beta karroten. Ai ėshtė njė antioksidant kyē qė gjendet te karrota dhe ka shumė pėrfitime pėr organizmin. Ky perim portokalli ėshtė njė burim mjaft i mirė i vitaminave dhe mineraleve, tė tilla si:

Vitamina A – e njohur pėr vizionin e shėndetshėm nė funksionimin normal qelizor

Vitamina B – ndihmon nė konvertimin e ushqimit nė energji dhe prodhimin e rruazave tė kuqe tė gjakut

Vitamina C – njė pėrforcues natyral i imunitetit

Vitamina K – ndihmon nė koagulimin e gjakut

Kaliumi – i cili ėshtė njė ilaē natyror kundėr goditjeve

Kalciumi – ndihmon nė zhvillimin dhe mirėmbajtjen e dhėmbėve tė fortė e tė shėndetshėm

Magnezi – ndihmon nė prodhimin e energjisė trupore dhe normalizon nivelet e kaliumit

Fibra dietike – tė cilat ndihmojnė nė lėvizjen e rregullt tė zorrėve, ndihmon nė dėbimin e toksinave dhe mbeturinave nga trupi. Ul nivelin e kolesterolit dhe parandalon kapsllėkun.

Obeziteti dhe diabeti, problem botėror

“Pacientėt qė nuk e kuptojnė dhjamosjen e tyre dhe kur kjo dhjamosje nuk ėshtė nėn kontroll, do tė thotė se kjo ėshtė sėmundje”, thotė Caroline Apovain, MD, nė Qendrėn Shėndetėsore tė Bostonit. Obeziteti ėshtė njė tendencė e rrezikshme me asnjė zgjidhje nė horizont. Obeziteti dhe diabeti po rriten me hapa galopantė rreth e qark globit. Hidhini njė sy tė dhėnave shokuese:

10 vendet me obezitet mė tė lartė

Mė shumė se gjysma e 671.000.000 njerėzve obezė nė botė jetojnė nė SHBA, Kinė, Indi, Rusi, Brazil, Meksikė, Egjipt, Gjermani, Pakistan dhe Indonezi. Tė dhėnat tregojnė se qė nga viti 1980, numri i personave obezė ka pėsuar rritje nė 27%. Nė tė gjithė botėn, 37% e tė rriturve dhe 14% e fėmijėve janė mbi peshė.

Ishujt e Paqėsorit

Kėta ishuj nuk janė thjesht njė parajsė tropikale. Ato pėrmbajnė gjithashtu disa nga vendet mė tė zakonshme pėr njerėzit mbi peshė. Nė Tonga, ku jetojnė rreth 106.000 njerėz, 84% e meshkujve dhe 88% e grave janė mbipeshė. Nė Samoa Amerikane, 83% e burrave dhe 85% e grave janė mbipeshė. Hulumtuesit tregojnė se obeziteti nė kėto vende vjen nga konsumimi i ushqimeve tė importuara.

Shtetet qė konsumojnė mė shumė kalori:

Suprizė! Nuk ėshtė SHBA ajo qė e kryeson kėtė listė pėr konsumimin e ushqimeve kalorike. Austria: 3784 ,Turqia: 3680, SHBA.: 3639, Egjipt: 3557, Gjermania dhe Italia: 3539. Pėr tė vėnė kėto numra nė kontekst, gratė hanė rreth 1,600-2,000 kalori dhe burra rreth 2,000-2,400, nė varėsi tė moshės dhe sa aktivė janė.

Makinė apo ēiklizėm dhe ecje?

Ndėrsa 86% e amerikanėve rrinė me orė tė tėra nė makinė (apo trafik), gati gjysma e kinezėve pėrdorin ēiklizmin apo ecjen pėr tė shkuan nė punė. Suedezėt, holandezėt dhe francezėt janė gjithashtu tifozė tė ecjeve nė distancė pa makinė. Nė kėto vende shkalla e obezitetit ėshtė mė e ulėt se 20% krahasuar me vendet e SHBA qė ėshtė 33%.

“Shpėrthimi i diabetit”

Globalisht, rreth 387.000.000 njerėz kanė diabet. Kjo ėshtė rreth 8,3% e popullsisė sė botės. Gati gjysma e tyre nuk e dinė qė e kanė. Rreth 60% e tė gjithė njerėzve me diabet jetojnė nė Azi.

Numri i personave me diabet ka gjasa tė rritet akoma mė shumė

205 milionė njerėz nė mbarė botėn priret tė marrin diabet nga 2035. Ekspertėt po thonė se kjo prirje do tė vazhdojė, sepse njerėzit po bėhen mė urbanė, mė pak aktiv, dhe hanė ushqime tė shpejta dhe me shumė kalori.

Diabeti nuk prek vetėm tė rriturit

Deri nė vitin 2001, vetėm rreth 3% e fėmijėve u diagnostifikuan me diabet tė Tipit 2, nė ditėt e sotme kjo shifėr ėshtė rritur nė 45%. Mė shumė fėmijė kanė diabet tė Tipit 2 sesa Tipi 1, kjo pėr shkak tė ushqimeve me shumė kalori dhe janė shumė pasivė, nuk kryejnė aktivitete fizike dhe sporte.

Pjesa tjetėr ėshtė histori

Ndėrsa diabeti po rritet dita-ditės nė mbarė botėn, kjo ka qenė njė sėmundje e cila ėshtė shfaqur mijėra vjet mė parė. Egjiptianėt e lashtė e pėrshkruan diabetin rreth 3000 vjet mė parė. Nė njė papirus, i cili daton rreth 1550 vjet para erės sonė shkruhej: “Pėr tė eliminuar urinė, e cila ėshtė shumė e dhimbshme”, njė shenjė e zakonshme kjo pėr rritjen e sheqernave nė gjak. Sot, rreth 7.5 milion egjiptianė kanė diabet.

A na ndihmon tė qenėt optimistė

Kur njerėzit janė shumė optimistė, ėshtė mė e lehtė pėr ta t’i bėjnė ballė ēdo rrethane. Ekspertėt thonė se tė menduarit nė mėnyrė pozitive, ka pėrfitime tė mėdha qė shkojnė pėrtej njė qėndrimi qė mund tė pasqyrohet nė fytyrė. Sipas njė studimi nga Universiteti i Pitsburgut, njerėzit qė mendonin pozitivisht, kishin njė rrezik 30% mė tė ulėt se tė tjerėt pėr t’u prekur nga sėmundjet e zemrės. Sipas tė njėjtit studim, optimistėt kanė tendencėn pėr tė jetuar mė gjatė se pesimistėt.

Nėse jeni pesimist, jeni nė kohė pėr tė ndryshuar pamjen, ndjenjėn tuaj. Pesimizmi ėshtė njė sjellje e mėsuar, qė do tė thotė se ēdokush mund tė mėsojė tė jetė pesimist. Duhet tė shihni anėn pozitive tė ēdo gjėje dhe, nėse diēka nuk shkon ashtu siē duhet, mos e fajėsoni veten. Pėrpiquni tė meditoni dhe tė pėrēoni emocione pozitive kudo. Kjo do t’ju ndihmojė tė ndjeheni mė tė lumtur nė fund tė ditės.
comments powered by Disqus