Sanije Gashi boton librin me rrėfime tė luftės nė gjuhėn angleze - SERBIAN CRIMES IN KOSOVO
Ato qė mbijetuan luftėn, rrėfejnė pėr ngjarjet rrėqethėse tė torturės, pėrdhunimit, zhdukjes dhe vrasjeve brutale...

Sanije Gashi, gazetare dhe publiciste kosovare, botoi librin 'Serbian Crimes in Kosovo 1998 -1999 – Appalling true stories of Albanian women’s suffering, told first-hand', nė gjuhėn angleze. Me kėtė libėr, Sanije Gashi ka arritur t’i bėjė tė njohura disa nga ngjarjet mė dramatike tė ndodhura nė periudhėn e luftės nė Kosovė. Libri ‘Serbian Crimes in Kosovo 1998 -1999’, ėshtė vepėr e cila pėrbėhet nga rrėfime tė grave, dėshmitare tė krimeve serbe tė ndodhura nė familjet e tyre. Gjatė dhjetė vjetėve tė hulumtimit, gazetarja Gashi ka zhvilluar intervista tė drejpėrdrejta me gratė, tė cilat paraqesin tragjeditė personale, dhe rrėfejnė pėr mizoritė e masakrave dhe tė torturave makabre qė i ushtruan forcat serbe ndaj civilėve shqiptar, siē janė: djegia e grave dhe e fėmijėve, pėrfundimi tragjik i grave tė gjalla nė bunarė, ekzekutimi i fėmijėve, dhunimet.... Ky libėr ėshtė dėshmi e gjallė, libėr i dhimbjes qė u shkrua nė bazė tė dėshmive dhe fakteve, pėr t’i treguar botės tė vėrtetėn se ēfarė ka ndodhur nė Kosovė. ‘Serbian Crimes in Kosovo 1998-1999’, ėshtė vepėr qė s’mund tė harrohet, pėr fuqinė trishtuese, vepėr epokale, e cila do tė mbetet pėrjetėsisht domethėnėse nė historinė shtetformuese tė Kosovės.
Ambasadori amerikan William G. Walker, i cili shkroi parathėnien e librit, thotė: Sanije Gashi, njė gazetare e palodhur kosovare, nuk kursen asnjė hollėsi teksa rrėfehen kėto ngjarje. Autorja e kėtij ritregimi dramatik tė ngjarjeve tragjike, qė i ranė pėrsipėr vendit dhe popullit tė saj gjatė viteve 1998-1999, mblodhi rrėfimet individuale dhe kolektive tė mbijetesės, prandaj kėtė libėr e konsideroj me rėndėsi historike, sepse ėshtė histori e mizorive dhe krimeve tė luftės, qė me siguri do tė mbahen mend si njė nga episodet mė tė errėta tė historisė moderne evropiane.
Ndėrsa, shkrimtari i shquar, Ismail Kadare, thotė: E vlerėsoj jashtėzakonisht kėtė botim, Kosova ka ende njerėz tė zotė, qė nuk i lėnė ngjarjet tė harrohen, por mbajnė pishtarin ndezur, qė tė ndriēojė dhe atje ku drita s’vete dot.
Ndėrkaq shkrimtarja Eglantina Mandia shkruan: 100 qeveri nuk bėjnė dot mė tepėr se njė libėr i bazuar mbi njerėzit qė i jetuan kėto tmerre.
Zonja Gashi ėshtė gazetare e njohur jo vetėm nė Kosovė dhe po ashtu njė nga autoret mė domethėnėse tė publicistikės shqiptare. Nuk mbahet mend me njė pėrvojė kaq tė gjatė dhe tė suksesshme nė profesionin medial/publicistik njė shqiptare tjetėr nė Ballkan, e cila gjatė punės sė saj gjysmėshekullore nė gazetarinė dhe publicistikėn letrare nė Kosovė, ka lėnė gjurmė tė pashlyeshme dhe ndėr mė domethėnėset.




Shtepia Botuese TEUTA
Prishtine, Kosove
comments powered by Disqus