Nė Gjenevė ekspozohen thesaret nėnujore tė Shqipėrisė
Departamenti i Arkeologjisė klasike pranė Universitetit tė Gjenevės,dhe Qendra e Kėrkimeve Arkeologjike e Republikės sė Shqipėrisė nė bashkėpunim me revistėn shkencore “ Ocean 71” dhe Shoqatėn shqiptaro-zvicerane “ Orikum”,qė veprimtari tė pėrbashkėt kanė hulumtimet arkeologjike kanė organizuar kėto ditė nė Gjenevė tė Zvicrės, ekspozitėn me fotografi “Udhėtimi kah e panjohura”.

Kurse mbrėmė nė njė nga sallat e Uni Bastions tė kėtij qyteti ėshtė shfaqur dokumentari me titull “Fshehtėsitė nė shtetin e shqiponjave tė zeza”.

Si ekspozita ashtu dhe kinokronika temė boshte kanė pasur gjetjet e amforave nėnujore tė shekullit tė gjashtė para erės sonė nė gjirin e Sarandės.

Drejtori i pėrgjithshėm i Qendrės sė Kėrkimeve Arkeologjike tė Shqipėrisė,zoti Luan Pėrzhita e konsideron bregdetin shqiptar si njė hapėsirė qė fsheh thesare tė shumta nėnujore.

Ai mendon se gjithė ky thesar nėnujor kėrkon fonde sepse tė gjitha gjetjet duhet tė konservohen dhe tė trajtohen nė mėnyrė tė veēantė.

Ndėrkaq harta arkeologjike si kusht i parė pėr gėrmime nėnujore ėshtė realizuar nga arkeologu i njohur shqiptar Ardian Anastasi dhe nga njohėsi i shkėlqyer i arkeologjisė nėnujore dr.Jeff Royal ,profesor nė Universitetin e Karolinės Lindore tė SHBA-ės.

Po ashtu gjatė dokumentarit shiheshin edhe skanimet e bėra nė zonat me potencial tė lartė arkeologjik,duke filluar nga gjiri i Vlorės e deri nė derdhjen e Shkumbinit.

Nė tė gjitha kėto gėrmime pėrveē ekspertėve shqiptarė kanė marrė pjesė edhe shkencėtarė tė huaj qė kanė bėrė emėr nė arkeologji. Nga tė huajit duhet veēuar profesorėt nga Gjeneva, Jean- Paul Descoeudres, dhe Gionota Consagra,tė cilėt shquhen me punėn e tyre kėrkimore nė kėtė fushė. Ata sė bashku me profesorin Saimir Shpuza, kanė bėrė gėrmime tė vlerave tė rralla nė Shkodėr,por si vepėr kapitale janė konsideruar gjetjet e tyre nė Monumentin e dyzet shenjtorėve nė kishėn e Sarandės.

Me interes arkeologjik shihet edhe zona nėnujore e Triporitit si dhe Kepi i Stilinosit deri nė gjirin e Kakomesė.

Gjithashtu edhe gjiri detar i Gamės,Arushės, Shėn Janit dhe Shėn Vasilit,posedojnė mbetje antike dhe mesjetare.

Kėto gjetje qė datojnė nga shekulli i katėrt i para Krishtit,konsiderohen si zbulime tė rralla dhe janė tė pakta nė rajon dhe si tė tilla kanė rėndėsi tė jashtėzakonshme jo vetėm pėr Shqipėrinė,por edhe pėr Evropėn. Kjo ekspozitė me vlera i nxjerr si kampion arkeologėt zviceran, sepse mė 2004 nė Veri tė Alpeve Shqiptare hulumtime pati bėrė dhe arkeologu i njohur Cristian Zindel, profesor nė Universitetin shtetėror tė Cyrihut.
comments powered by Disqus