Nis largimi i uzurpatorėve
Largimi i uzurpatorėve tė Ndėrmarrjeve Shoqėrore (NSH) nuk po mbetet vetėm nė nivel tė deklaratave tė zyrtarėve tė lartė shtetėrorė.

Pak mė shumė se njė muaj pas publikimit tė listės sė uzurpatorėve nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), Policia e Kosovės ka filluar largimin e uzurpatorėve tė pronės shoqėrore.

Njė aksion i tillė ka filluar tė martėn (22 mars 2016) nė Pejė, me ē’rast ėshtė larguar uzurpatori nga lokali “Krikos”, i cili kishte njė sipėrfaqe prej rreth 63 metra.

Megjithatė, shumė uzurpatorė nė qytete tė ndryshme tė vendit vazhdojnė t’i menaxhojnė lokalet qė nuk janė pronė e tyre, pėrderisa blerėsit legjitimė mbesin nė pritje tė reagimit tė institucioneve tė drejtėsisė.

Nė qendėr tė Prishtinės ende nuk ka filluar aksioni i Policisė pėr largimin e uzurpatorėve nga lokalet e privatizuara, tė cilėt vazhdojnė tė menaxhohen nga tė “fortit” e Kosovės.

Gazeta “Zėri” muaj mė parė ka botuar njė hulumtim 6-mujor, i cili ka nxitur edhe autoritetet qė tė merren me rastet e tilla tė uzurpimeve, ku bėhej e ditur se uzurpatorė tė kėtyre lokaleve janė zyrtarė tė lartė shtetėrorė dhe ish-eprorė tė UĒK-sė.

Njė rast tjetėr i botuar javė mė parė nė “Zėri” zbulonte se Nazmi Murturi kishte pėrfituar hiē mė pak se 1.5 milionė euro nė emėr tė qirasė nga lokali i uzurpuar gjatė njė periudhe 8-vjeēare.

Largimin e uzurpatorit nė Pejė e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovės.
comments powered by Disqus