Si ndikon nė shėndetin tuaj stina e vitit nė tė cilėn keni lindur
Sigurisht qė tė gjithė e keni dėgjuar se fėmijėt e verės janė mė tė lumtur, mė tė shoqėrueshėm se fėmijėt e dimrit, tė cilėt janė mė tė qetė, tė tėrhequr dhe misteriozė. Njė studim i ri sugjeron se stina e vitit nė tė cilėn keni lindur ndikon shumė nė shėndetin tuaj tė pėrgjithshėm.

Studimi tregon se njerėzit e lindur verės zakonisht janė mė tė shėndetshėm si foshnje dhe si tė rritur. Studimi pėrfshiu gjysėm milion pjesmarrės nga Britania e Madhe, dhe konstatoi se fėmijėt e lindur nė Qershor, Korrik dhe Gusht janė mė tė trashė si foshnjė dhe mė tė gjatė si tė rritur.

Pėr mė tepėr ky studim tregoi se femrat e lindura gjatė muajve tė verės kanė filluar pubertetin mė herėt, qė ėshtė indikator i shėndetit tė mirė mė vonė. Puberteti i hershėm ėshtė konsideruar mė herėt si i lidhur me rrezikun e lartė tė diabetit, sėmundjeve tė zemrės dhe kancerit tė gjirit.

Autori i studimit shpjegon se studjuesit kanė gjetur ndikim tė madh tė muajit tė lindjes nė zhvillimin dhe shėndetin e njerėzve.

Shpjegimi i studimit mund tė lidhet me ekspozimin mė tė madh tė nėnave ndaj rrezeve tė diellit dhe vitaminės D gjatė verės, qė mund tė sjellė rezultate pozitive.

Nė tė kaluarėn studjuesit i kanė lidhur lindjet nė muajt e dimrit me rrezikun e sėmundjeve si : rritje e penguar, sėmundjet mendore dhe vdekjet e parakohshme.
comments powered by Disqus