Dėshmitė historike pėr njė luftė ēlirimtare (Endrit A. Binakaj, Masakra e Belegut mė 29-30 mars 1999)
Prof. dr. Nusret Pllana



Pėrkufizimi

Nuk ka vepėr qė i kushtohet luftės pėr ēlirimin e kėsaj pjese tė tokave shqiptare, qė nuk ka rėndėsi historike, qoftė edhe kur shkruhet pėr masakrat ndaj popullatės civile. I kėtillė ėshtė edhe libri i dytė i Endrit Binakajt pėr Masakrėn e Belegut tė vitit 1999. Nė faqet e kėtij libri autori ka sjellė momente, ngjarje, emra njerėzish qė me jetėn e tyre, edhe pse tė masakruar, janė bėrė pjesė e lirisė sonė. Armiku i shqiptarėve, ka bėrė pėrpjekje, kjo e fundit nė fshatin Beleg tė anės sė Deēanit, mė 1999, qė ta zhduk popullin shqiptar.

Hyrje

Libri i Endrit Binakajt Masakra e Belegut mė 29-30 mars 1999, ėshtė libri i dytė i tij pėr kėtė ngjarje tragjike tė kėsaj pjese tė popullit shqiptar. Tragjedia ishte e veēantė, sepse bėhej nė njė kohė kur Evropa po bėnte mė shumė se njė gjysmė shekulli qė nuk e dinte se ēka ėshtė lufta. Por, Evropa e dinte se brenda saj kishte ende sisteme koloniale, ku shkeleshin tė gjitha tė drejtat e njė populli. Ky vend ishte Kosova. Njė pjesė e gjeografisė kombėtare shqiptare, copėtimin e sė cilės nga trungu i shtetit amė, Shqipėrisė e kishte miratuar edhe Evropa, me nėnshkrimet e saj, nė disa Konferenca evropiane, disa prej tė cilave janė quajtur edhe paqėsore.
Autori duke u marrė edhe me kėto ēėshtje tė historisė sė shqiptarėve, ka vėnė nė thumb, jo vetėm pjesėn tragjike tė tokave shqiptare, por edhe heshtje oportune tė Evropės, e cila pėr qetėsinė e saj, pėr ruajtjen e lėkurės sė saj, kishte shkelur mbi parimin themelor tė gjėllimit tė njeriut, qė ėshtė liria. Pra, Evropės i mjaftonte liria e saj, pa i rėnė nė mendje se diku nė skajin e saj, mė shumė se gjysma e njė populli tė lashtė historik po jetonte nė robėri.
Prandaj, lufta pėr liri ishte e pashmangshme. Ishte e tillė, sepse edhe kjo pjesė e popullit shqiptar, mė nė fund e e kishte kuptuar se lirinė nuk ta falė askush dhe se ajo fitohet me luftė ēlirimtare.



Historia si mėsuesie e jetės dhe padrejtėsitė e saj

Libri i autorit Endrit Binakaj, Masakra e Belegut mė 29-30 mars 1999, ndahet nė tre kapituj, ose thėnė mė shkoqur, si lėndė organizohet nė tri njėsi, qė mėtojnė ta plotėsojnė njėra tjetrėn.
Autori nuk ėshtė ndalur vetėm nė rrethanat dhe shkaqet qė sollėn ngjarjet e Masakrės sė Belegut. Ai duke u marrė me fatin historik tė popullit shqiptar gjatė njė periudhe tė gjatė kohore, ka ardhur nė pėrfundim se tragjedia e Belegut dhe tė gjitha tragjeditė e tjera, ishin pasojė e copėtimit tė gjeografisė kombėtare, ishin pasojė e pushtimit tė Kosovės nga Serbia dhe ish-Jugosllavia, ishin pasojė edhe e qėndrimit tė heshtur tė Evropės, e cila kishte nėnshkruar copėtimin e tokave shqiptare, ngase i konsideronte pjesė tė Perandorisė Otomane, e cila po zhbėhej. Tė gjitha kėto tė dhėna janė sistemuar nė kapitullin e parė tė librit Masakra e Belegut mė 29-30 mars 1999, tė autorit Endrit Binakaj.
Por, vėmendje tė veēantė autori i ka kushtuar qėndresės dhe luftėrave tė pėrgjakshme tė popullit shqiptar kundėr pushtuesit serb, qė nga fillimi i procesit tė kolonializimit tė Kosovės e deri nė Luftėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, e cila jo vetėm ishte bėrė dalėzotėsja e lirisė sė kėsaj pjese tė atdheut, por ishte bėrė edhe ēlirimtarja e Kosovės.

Lashtėsia historike fillon qė nga emri

Historia e trojeve shqiptare ėshtė shumė e lashtė. Kėtė e thonė studimet historike, arkeologjike, gjuhėsore dhe kulturologjike nė pėrgjithėsi. Por, kėtė e dėshmon edhe autori i librit Masakra e Belegut mė 29-30 mars 1999, Endrit Binakaj. Ai konstaton se vendi i kėsaj masakre tė pėrgjakshme, Belegu, shkon thellė nė histori. Diku para Mesjetės shqiptare, ai ishte lokalitet i formuar. Fshati Beleg, sipas autorit, i cili shfrytėzon tė dhėnat arkeologjike dhe historike, dėshmohet i regjistruar qė nė vitin e largėt 1330.
Qoftė edhe vetėm marrja me gjithė kėtė periudhė kohore, shkarazi dhe me kapėrcime, deri nė vitet e pėrgjakshme tė Luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, janė vlera qė meritojnė tė lexohen, tė mbahen mend dhe tė ruhen si dėshmi e ngjarjeve tė rėndėsishme historike nė jetėn tonė.
Pėrveē dėshmive historike autori sjellė edhe dėshmi tė fushave tė tjera tė dijes, qė nga toponimia, pra emėrvendet e tė gjithė rrethinės sė Belegut, pėr tė ardhur te fillet e lėvizjes ilegale nė Beleg, diku nga vitet 1990-1991. Nė kėto vite, sipas autorit, janė shenjat e para tė ardhjes sė armėve tė lirisė nė kėtė lokalitet, prandaj masakra qė ėshtė bėrė nė Beleg, nuk ėshtė vetėm hakmarrje e pushtuesit serb, por ėshtė njė plan i pushtuesit qė e dinte saktėsisht ku kishin filluar shkėndijat e para tė luftės pėr liri. Andaj, nė ato vende edhe hakmarrja, pra edhe pėrgjakja ishte mė e madhe. Mbi tė gjitha ishte ēnjerėzore, sepse qėllimi i armikut ishte jo vetėm vrasje e individėve, por shfarosja e njė populli tė tėrė. Dėshmi pėr kėtė lėvizje ilegale pėr liri, si dhe dėshmi pėr sjelljen e armėve tė lirisė nė Beleg, autori ka sjellė edhe jetėn dhe veprimtarinė e ushtarėve tė parė, tė cilėt shumė vjet para Luftės sė UĒK-sė, bashkė me Komandantin Legjendar, Adem Jasharin, por edhe me tė tjerė, kishin bėrė ushtrimet ushtarake nė Shqipėri. Luftėtarėt, Saim dhe Sami Tahiraj, jo vetėm ishin veprimtarė tė hershėm tė ēėshtjes kombėtare, por edhe ishin ushtarė tė lirisė sė kėsaj pjese tė atdheut tė shqiptarėve.
Pjesa e tretė e librit tė Endrit Binakajt ėshtė e veēantė. Aty janė radhitur tė gjithė tė ekzekutuarit nė Masakrėn e Belegut mė 29-30 mars 1999. Nuk ėshtė me rėndėsi kush nga cili vend ishte, nga cili fshat kishte ardhur nė Beleg, nga cila anė kishte hyrė nė kėtė fshat, pse kishte ardhur aty, por ėshtė me rėndėsi se pushtuesi serb, duke mos kursyer as fėmijėt, ka pėrgjakur dhe ka masakruar tė gjithė ata qė i ka zėnė atė ditė tė kobshme nė fshatin Beleg.
Emrat e tė ekzekutuarve janė pėrcjellė me tė dhėna tė shkurtra biografike, qė dėshmon pėr kujdesin dhe pjekurinė e autorit tė kėtij libri. Qoftė edhe vetėm pėr kėtė fakt tė vogėl, kur autori ėshtė vėnė nė shėrbim tė ruajtjes sė gjurmėve tė kujtesės historike, dėshmon pėr rėndėsinė e kėtij libri. Sepse, duke qenė tė robėruar, duke qenė tė pushtuar, duke qenė tė pėrndjekur brez pas brezi, pėrveē tė tjerave, nuk ėshtė mundėsuar qė tė ruhen shenjat e kujtesės sonė historike, qoftė edhe dėshmitė shkrimore pėr ngjarje kaq tragjike, siē ishte Maskara e Belegut mė 29-30 mars 1999, tė cilėn autori e ka shndėrruar nė njė dokument faktesh dhe dėshmish shumė tė rėndėsishme, edhe pėr kujtesėn e brezave tė shqiptarėve qė do ta gėzojnė lirinė e Kosovės.



Deēan, 29 mars 2016

comments powered by Disqus