Stavileci tregon pse nuk po diskutohet privatizimi i VALA-s
Blerand Stavileci, ministėr pėr Zhvillim Ekonomik, mbrėmė nė emisionin “Ekonomia me Erėzėn”, tregoi pėr arsyet qė ēuan nė mospėrmendjen e privatizimit tė Telekomit nga Qeveria e Kosovės.

Stavileci pohoi se Qeveria aktualisht ėshtė duke u fokusuar nė procesin qė po zhvillohet nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Arbitrazhit. Kompania gjermane Axos, qė ishte shpallur fituese nė tenderin pėr shitjen e aksioneve nė Vala e Telekom ka ngritur padi ndaj Qeverisė sė Kosovės. Kėrkon miliona euro dėmshpėrblim pasi qė Qeveria nuk e kishte nėnshkruar kontratėn me kėtė kompani pas shpalljes fitues nė tender.

“Ėshtė pėrfaqėsuesi ynė ligjor, i cili do t’i mbrojė interesat e shtetit tonė. Nuk dua tė paragjykoj asgjė pėr procesin dhe nuk dua tė pretendoj asgjė, pėrveē asaj qė ne kemi argumentet tona qė na mbrojnė nė Arbitrazh’’, pohoi Stavileci.

Ministri Stavileci, po ashtu, ka pohuar se tashmė nuk ėshtė shumė kohė e pėrshtatshme pėr ta nxjerrė nė privatizim Telekomin e Kosovės. Thotė se nė tėrė botėn ka rėnė fuqia nė treg e kompanive tė telekomit, pėr shkak tė ekzistimit tė platformave komunikuese pa pagesė.

Thotė se Qeveria e Kosovės ėshtė vonuar nė drejtim tė procesit tė privatizimit tė kėtij aseti shtetėror.

“Unė do tė thosha jemi vonuar. Nė kohėn kur ka qenė ndoshta nė pikun e zhvillimit nuk kemi arritur ta bėjmė privatizimin. Nuk dua askėnd ta fajėsoj. Por as nuk dua qė ta vajtojmė periudhėn e kaluar, por duhet tė mbledhim forcė dhe mendje nė mėnyrė qė kėto procese t’i bėjmė sa mė mirė nė tė ardhmen’’, ka deklaruar ministri Stavileci.
comments powered by Disqus