Qeveria e Kosovės garanton kredinė pėr autobusė posa ta miratojė Prishtina
Ministria e Financave nėpėrmjet njė komunikate pėr media bėn tė ditur se propozim-vendimin pėr garancinė pėr kredinė nga BERZH pėr “Trafiku Urban”, do ta propozojė nė Qeveri pėr aprovim menjėherė pasi tė hyjė nė fuqi vendimi i Komunės sė Prishtinės.

“Tre hapat paraprak (autorizimi nga Qeveria i ministrit tė Financave pėr fillim tė negociatave me BERZH, formimi i grupit negociues dhe negocimi i kushteve tė kredisė) tashmė kanė pėrfunduar”, thuhet nė njoftimin e Ministrisė sė Financave.

Vendimi i komunės sė Prishtinės ku zotohet qė nė rast se “Trafiku Urban” nuk mund tė kthej kredinė, atėherė merr pėrsipėr kthimin e kredisė, hyn nė fuqi 15 ditė pas ditės sė aprovimit nė Kuvendin Komunal. Ky vendim ėshtė votuar nė Kuvendin Komunal mė 18 maj.

Pas hyrjes nė fuqi tė kėtij vendimi Ministrisė se Financave i hapet rruga qė ta procedojė pėr Qeveri propozim-vendimin pėr dhėnien e garancisė shtetėrore pėr marrjen e kredisė nga Banka Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim pėr projektin e Ndėrmarrjes Publike “Trafiku Urban” dhe propozim-vendimin pėr t’i rekomanduar presidentit tė Kosovės nga Qeveria e Kosovės pė r autorizimin e ministrit tė Financave pėr nėnshkrimin e Marrėveshjes Ndėrkombėtare me Bankėn Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim pėr dhėnien e garancisė shtetėrore pėr projektin e Ndėrmarrjes Publike Trafiku Urban; pas kėsaj, ministri i Financave nė emėr tė shtetit tė Kosovės nėnshkruan Marrėveshjen Ndėrkombėtare pėr Garancinė Shtetėrore me Bankėn Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim pėr projektin e Ndėrmarrjes Publike Trafiku Urban; pas nėnshkrimit, Ministria e Financave harton projekt-ligjin pėr ratifikimin e marrėveshjes pėr garancion sovran ndėrmjet Qeverisė sė Kosovės dhe BERZH pėr projektin e ndėrmarrjes publike Trafiku Urban; pas aprovimit nė Qeveri tė projekt-ligjit pėr ratifikimin e Marrėveshjes Ndėrkombėtare pėr Garancinė Shtetėrore Qeverisė sė Kosovės dhe BERZH pėr projektin e ndėrmarrjes publike Trafiku Urban, projektligji nga Qeveria procedohet nė Kuvend;Komisioni pėr Buxhet dhe Financa (KBF) e shqyrton projektligjin dhe i rekomandon Kuvendit pėr aprovim;Pas rekomandimit tė KBF, projekt-ligji pėr ratifikimin e Marrėveshjes Ndėrkombėtare pėr Garancinė Shtetėrore Qeverisė sė Republikės sė Kosovės dhe BERZH pėr projektin e ndėrmarrjes publike Trafiku Urban duhet tė votohet me 2/3 e votave tė deputeteve tė Kuvendit tė Kosovės.
comments powered by Disqus