Migrena, zbulohet ēfarė e shkakton
Njė studim i ri ka zbuluar se migrena shkaktohet kryesisht nga probleme qė lidhen me furnizimin e sistemit trupor me gjak. Tė dhėnat janė tepėr tė rėndėsishme, pasi mund tė ndihmojnė nė krijimin e trajtimeve tė reja pėr tė ardhmen, pėr kėtė sėmundje.

Publikuar nė International Genetics Consortium (IHGC), kėto rezultate, sipas shkencėtarėve mund t’i japin pėrgjigje pyetjes sė ngritur prej kohėsh nga mjekėt: nėse migrena vjen kryesisht nga probleme vaskulare (qė lidhen me furnizimin e dobėt me gjak), apo neurologjike, (i lidhur me sistemin nervor).

Konsorciumi analizoi tė dhėnat e mbi 60 mijė rasteve tė pacientėve qė vuajnė nga migrena. Nė studim morėn pjesė grupe nga mbi 12 vende tė botės.


Tė dhėnat treguan se problemet vaskulare dhe tė muskujve luajnė njė rol madhor nė shkaktimin e migrenės.

Migrena ėshtė njė sėmundje neurologjike me dhimbje pulsative tė kokės e shoqėruar me tė pėrziera, vjellje, ndjeshmėri ndaj dritės, zėrave dhe ndaj aromave.

Dhimbja e kokės vjen nga tkurrjet e papritura periodike dhe zgjerimi i arterieve nė tru, e cila ēon nė ėnjtje tė indeve dhe nė procese tė caktuara kimike, tė ndryshimeve nė tru.

Pėr fat tė keq, kjo ėshtė njė sėmundje mjaft e zakonshme e cila ndonjėherė ka origjinė tė trashėguar.

Sulmet e migrenės shpesh paraprihen nga njė gjendje e veēantė, me paraqitjen e ērregullimeve vizuale, interferojnė me aftėsinė pėr tė folur nė mėnyrė koherente, por ndonjėherė shkaktojnė konfuzion.

Pacientėt me migrenė zakonisht janė nė gjendje tė perceptojnė shenjat e ardhjes sė njė sulmi tė afėrt dhe pėrpiqen tė flenė. Gjatė gjumit, sulmet janė mė tė vėshtira pėr t’i pėrballuar.

Dhimbja e kokės zakonisht rritet gradualisht, duke arritur njė intensitet qė bėhet i pamundur pėr t’u pėrballuar. Tipikisht, dhimbja verifikohet nė tė njėjtin vend, por pozicioni dhe natyra e dhimbjes mund tė jetė e ndryshme.

Qendra e dhimbjes ėshtė zakonisht balli, sytė dhe tėmthat. Shpesh, gjatė njė ataku fillon pėshtirosja, pėrzierja dhe nė qoftė se arrini qė tė villni situata pėrmirėsohet.

Mjekėsia konvencionale disponon njė numėr tė shumėllojshėm ilaēesh. Konsultohuni gjithmonė me mjekun pėrpara se t’i konsumoni.
comments powered by Disqus