Stavileci prezanton tė arriturat e ekonomisė dhe energjisė nė Samitin e Parisit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci po merr pjesė nė Forumi i Biznesit, qė zhvillohet nė kuadėr tė Samitit tė Parisit pėr nė Ballkanin Perėndimor, "Paris, Ballkan 2016", qė po mbahet nė kryeqytetin francez, marrin pjesė edhe ministrat e linjės nga gjashtė vendet e Ballkanit Perėndimor si: Kosova, Shqipėria, Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi, Komisioneri Evropian pėr Zgjerim dhe Fqinjėsi, Johannes Hahn, si dhe pėrfaqėsues tė institucioneve dhe mekanizmave financiare ndėrkombėtare.

Nė kuadėr tė Samitit tė Parisit, Ministri Stavileci do tė marrė pjesė edhe nė pritjen qė Presidenti i Francės, Francois Hollande do tė organizojė pėr delegacionet e vendeve tė Ballkanit nė Pallatin Elysse, me ē’rast do tė nėnshkruhet marrėveshja ‘RYCO’ nga Kryeministrat.

Temė kyēe e Forumin e Biznesit, nikoqir i tė cilit ėshtė Michel Sapin, Ministri francez i Financave dhe Thesarit do tė jetė prezantimi i reformave nė gjashtė vendet e Ballkanit Perėndimor pėr klimėn e biznesit me fokus nė sektorėt: Transporti dhe Infrastruktura, Energjia dhe Mjedisi, Dixhitalizimi etj.

Forumi zhvillohet nė sesione sektoriale, ku Ministri Stavileci do tė referojė nė sesionin Energjia dhe Mjedisi, nė tė cilin diskutohet ēėshtjet si Burimet e Ripėrtėritshme tė Energjisė, Rrjetat Smart, Eficienca e Energjisė, Trajtimit e ujėrave dhe mbeturinave.

Stavileci do tė prezantojė tė arriturat e Kosovės nė kėta sektorė qė nga Samiti i fundit, duke nėnvizuar tė arriturat sidomos nė fushėn e energjisė, ku hyn pėrfundimi i interkoneksionit 400kV Kosovė-Shqipėri, tregu i pėrbashkėt, projektet ndėrkufitare nė fushėn e energjisė nė tė cilat synohet tė pėrfshihet vendet fqinje, e qė janė nė harmoni me orientimet e BE-sė, respektivisht nismės sė Berlinit.

Ndryshe, nė kuadėr tė Forumit do tė diskutohen edhe projektet e nėnshkruar nė vitin 2015 dhe bashkė-financuar nga Komisioni Evropian, paraqitja e programeve tė projekteve tė financimit nė Ballkan dhe sfidat aktuale etj.

Nė ditėn e dytė tė vizitės nė Paris, Ministri Stavileci do tė zhvillojė takime tė ndara me drejtues tė kompanive tė ndryshme franceze tė sektorit tė TIK dhe Inovacionit, si Finance Innovation, Cap Digital, La Paillasse dhe La Ruche, ku do tė njihet pėr sė afėrmi me pėrvojėn e tyre dhe mundėsitė e bashkėpunimit me kompani nga Kosova.
comments powered by Disqus