Kosova plotėson nevojat e konsumit me patate, si dhe eksporton nė shumė vende
Kosova ka shtuar prodhimin e shumė produkteve bujqėsore, e po ashtu ka zgjeruar rrjetin e pėrpunimit pėr tė plotėsuar nevojat e konsumit vendor, por edhe pėr tė eksportuar nė shumė vende. Njė shembull pėr kėtė ėshtė patatja, e cila tradicionalisht kultivohet nga shumė fermerė nė Kosovė.

Sot u shėnua ‘Dita e Patates”, njė ngjarje tradicionale pėr bujqėsinė nė Kosovė. Aktivitetet pėr kėtė ditė u mbajtėn nė Pestovė tė Vushtrrisė, ku morri pjesė edhe Ministri i Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural Memli Krasniqi, i shoqėruar nga zėvendėsministri Kurtan Kajtazi, zėvendėsministri i Tregtisė dhe Industrisė, Avni Kastrati, fermerė dhe pėrfaqėsues tė organizatave ndėrkombėtare dhe vendore.

Ministri Krasniqi tha se kultivimi i patates nė Kosovė ėshtė njė tregim i suksesit dhe ka ardhur si rezultat i njė bashkėveprimi tė institucioneve vendore me fermerėt dhe kompanitė pėrpunuese. E pėr ngritjen e standardeve prodhuese e pėrpunuese tė kėtyre agrobizneseve, Ministria e Bujqėsisė nė vazhdimėsi ėshtė duke dhėnė mbėshtetjen e saj pėrmes granteve investive, tė cilat po rriten nga viti nė vit.

Ai tha se patatja ėshtė njė nga produktet qė pėr disa vjet ka arritur qė tė prodhohet mjaftueshėm pėr tregun vendor dhe me kėtė produkt ai tregoi se po arrijmė qė t’i plotėsojmė nevojat e konsumit vendor qė ėshtė njė qellim qė synohet tė arrihet edhe nė produktet tjera, si pemėt e perimet.

“Ne e kemi mbėshtetur prodhimin e patates pėr vite me radhe, dhe kjo mbėshtetje do tė vazhdojė pėrmes skemės sė subvencioneve dhe granteve. Po ashtu po me gėzon fakti qė si Kosovė kemi zhvilluar kompani qė e furnizojnė tregun tonė me produkte cilėsore tė pėrpunimit tė patates”, tha ministri Krasniqi.

Ai ka treguar se do tė vazhdojnė tė mbėshtesin bujqėsinė, pasi qė ky sektor po kontribuon shumė nė zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve tė punės dhe kėtė vit vetėm nga buxheti i ministrisė, ai tha se kanė ndarė 46 milionė euro.
Ndėrkaq, Elena Petrovka nga Banka Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim (BERZH), ka thėnė se sektori i bujqėsisė ėshtė njė sektor me vlerė pėr zhvillimin e Kosovės.

Edhe drejtues tė Komunės sė Vushtrrisė premtuan mbėshtetje nga pushteti lokal pėr avancimin e mėtejmė tė bujqėsisė nė kėtė komunė, nė veēanti tė patates si prodhim unik nė kėtė zonė. Ndryshe, nė gjithė territorin e Kosovės sivjet kanė qenė tė mbjella rreth 7000 hektarė me patate, ndėrkaq vetėm nė komunėn e Vushtrrisė ishin rreth 2000 hektarė. Ministria e Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural ēdo vit subvencionin fermerėt kultivues tė patates me nga 300 euro pėr hektar dhe mbėshtetet kėtė sektor edhe pėrmes granteve investive.
comments powered by Disqus