Noizy nė prag fejese, zbulohet lidhja me shqiptaren qė jeton nė Francė
Jemi mėsuar ta shikojmė si njė “bad boy” teksa sjell kėngėt e tij pėr fansat. Noizy ia ka dalė qė tė shndėrrohet ndėr personazhet mė tė pėlqyer, por edhe mė tė paguarit nė ‘showbizz’-in tonė.
Ndaj jeta e tij private nuk kishte sesi tė kalonte pa njė vėmendje tė madhe.

Pak kohė mė parė reperi u pėrfol pėr njė lidhje me serben seksi, Jenna Jenovich, qė ishte pjesė e klipit tė tij. Qarkulluan disa foto tė kėsaj dysheje, qė vetė modelja serbe i postoi nė “Instagram”. Nga ana e tij, Noizy nuk pranoi tė flasė rreth marrėdhėnies me kėtė sex-simbol.

Megjithatė, suplementi “Bluetooth” i Gazeta Shqiptare ka mundur tė mėsojė se mė nė fund reperi ka gjetur dashurinė. Burime pranė tij flasim pėr njė lidhje prej disa kohėsh me njė vajzė shqiptare qė jeton nė Francė. Sipas informacioneve tona, bukuroshja jeton me familjen nė Francė prej vitesh. Familjet respektive janė nė dijeni tė kėsaj lidhjeje serioze, madje ditėt e fundit tė vitit, familja e Noizyt ka udhėtuar drejt Francės pėr t’u takuar me familjen e partneres sė tij.

Mesa duket, nuk do tė jetė e largėt dita kur ta shikojmė reperin me unazė nė gisht. Kėtė herė Rigelsi e ka marrė seriozisht kėtė lidhje, duke u dashuruar marrėzisht pas bukuroshes qė i ka rrėmbyer zemrėn. Udhėtimet e tij tė shpeshta drejt Francės nuk kanė qenė vetėm pėr koncertet, por edhe pėr tė kaluar mė shumė kohė me tė dashurėn e tij. Sipas miqve tė afėrt tė Noizyt, kjo lidhje ka disa kohė qė ka nisur dhe kėngėtari ka preferuar ta mbajė sa mė larg kėtė histori nga mediat.

Duke njohur tashmė natyrėn e tij diskrete, dihet se vetė kėngėtari nuk do ta bėjė publike kėtė lidhje, duke e fokusuar tė gjithė vėmendjen mediatike tek projektet e reja qė shumė shpesh lanēon. Ditėn e djeshme Noizy ka lanēuar kėngėn e tij tė re. E pasi ėshtė pėrfolur pėr lidhje me modele tė ndryshme, reperi “ka hequr” dorė nga aventurat pėr tė shijuar kėshtu dashurinė e tij tė vėrtetė. E pėr sa kohė ēifti ka zgjedhur ta mbajė tė fshehtė historinė e tyre tė dashurisė, do tė mbetemi kuriozė pėr tė parė imazhin e vajzės fatlume nė krah tė Noizyt.
comments powered by Disqus