Dua Lipa pjesė e festivalit japonez me Calvin Harris, Keshan e shumė tė tjerė
Dua Lipa po vazhdon me sukses tė mbajė koncerte anembanė botės krahas edhe publikimit tė kėngėve tė reja.

Sė fundi, kėngėtarja ėshtė mėsuar se do tė jetė e pranishme para publikut japonez nė festivalin e muzikės “Summer Sonic”, ku do tė jenė pjesėmarrės edhe kėngėtarė tė tjerė tė njohur.

Festivali do tė zgjasė dy ditė dhe do tė mbahet me 19 dhe 20 gusht ndėrsa do tė jenė tė pranishėm edhe grupe dhe kėngėtarė me famė botėrore.

Festivali do tė mbahet tė njėjtėn kohė nė Osaka dhe Chiba, ku kėngėtarėt qė do tė perfomojnė ditėn e parė nė Osaka, nė ditėn e dytė do tė jenė para publikut tė Chibas si dhe anasjelltas.

Kėtė vit sė bashku me Dua Lipėn do tė performojnė edhe Calvin Harris, 5 Second Of Summer, Charli XCX, Justice, Kesha, Liam Gallagher, Phonix, Royal Blood, Sum 41, Circa Waves, Declan Mickenna, G-Eazy, Good Charlotte, High Tyde, Kungs, New Found Glory Pennywise, Piko Taro, Zarasson.

Ndryshe, Dua javė mė parė ka publikuar videoklipin e ri ‘Scared to be lonely’, tė cilėn e solli nė bashkėpunim me Martin Garrixin, qė deri mė tani ka rreth 20 milionė klikime nė YouTube.
comments powered by Disqus