Kosova nuk ka rezerva tė mjaftueshme nė rast tė katastrofave apo fatkeqėsive
Republika e Kosovės ka vite qė ka filluar grumbullimin e rezervave shtetėrore, sidomos artikuj tė nevojshėm, tė cilėt duhet tė shfrytėzohen pėr nevojat e furnizimit tė qytetarėve nė raste tė luftės apo fatkeqėsive tė ndryshme.
Megjithatė, zyrtarė tė Qeverisė, nuk japin ndonjė shifėr se sa ėshtė buxheti pėr kėto rezerva, por, sipas tyre, buxheti ėshtė i konsiderueshėm.

Nė anėn tjetėr, sipas Planit strategjik pėr rezerva tė vitit 2016 – 2018, thuhet se buxheti pėr kėto tre vjet ėshtė 360 mijė euro.

Por, sipas kėtij plani, rezerva tė grurit, qė konsiderohen kryesore pėr furnizim tė qytetarėve, ka pėr 20 ditė pėr nevojat e konsumit pėr gjithė popullatėn, sheqer – 15 ditė pėr nevojat e konsumit pėr 20.000 banorė, kurse nafta dhe derivatet e saj, pėr tri ditė tė importit tė pėrgjithshėm vjetor.

Ndryshe, nė njė pėrgjigje nėpėrmjet postės elektronike, pėr Radion Evropa e Lirė, zyrtarė tė Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė, thonė se nė bazė tė kornizės afatmesme tė shpenzimeve 2018-2020, ėshtė duke u diskutuar mundėsia e rritjes sė buxhetit pėr rezervat shtetėrore.

Nė anėn tjetėr, pėrfaqėsues tė konsumatorėve thonė se shuma e mjeteve dhe sasia e rezervave shtetėrore, ėshtė e pamjaftueshėm pėr rastet e mundshme emergjente.

Selatin Kaēaniku, udhėheqės i Organizatės joqeveritare “Konsumatori” thotė pėr Radion Evropa e Lirė, se rezervat duhet tė jenė nė proporcion me numrin e banorėve tė Kosovės, pasi, siē thotė ai, rezervat aktuale nuk mjaftojnė as pėr dy orė.

“Ka katastrofa elementare qė prekin njė numėr mė tė madh sesa numri prej 20 mijė banorėsh. Dhe, nėse ne kėto rezerva i pjesėtojmė me njė shifėr prej dy milionėsh, atėherė kėto rezerva qė thuhet se janė pėr 20 ditė, nuk do tė mjaftojnė as pėr dy orė”, vlerėson Kaēaniku.

Nė anėn tjetėr, Shaban Halimi, ish-drejtor i Departamentit tė rezervave shtetėrore tė mallrave, nė Ministrinė e Tregtisė dhe Industrisė, thotė se rezervat shtetėrore reflektojnė fuqinė ekonomike tė njė vendi.Duke marrė parasysh tė ardhurat pėr kokė banori, Halimi konsideron se rezervat shtetėrorejanė tė mjaftueshme .
comments powered by Disqus