A e dini pėrse themi “shėndet” kur dikush teshtin?
Sa herė qė ne teshtijmė, dikush thotė menjėherė “shėndet”, pra ėshtė njė zakon tashmė qė secili prej nesh e ka.
Nė fakt, ky ėshtė njė zakon nė tė gjitha vendet e botės, pėr shembull nė Britaninė e Madhe, kur dikush tėshtin, thuhet “bless you”, qė do tė thotė “bekime”.

Por, pėrse ndodh qė dikush, i cili ndodhet nė njė ambient me ne, tė reagojė menjėherė kur teshtijmė dhe tė na urojė shėndet? E keni pyetur ndonjėherė veten pėrse ndodh?

Nė fakt, teshtima e ka origjinėn nė vitet 1346, nė kohėn e pandemisė sė madhe tė njerėzimit, murtajės, e cila u mori jetėn miliona njerėzve nė Evropė dhe Azi.

Teshtima ishte njė nga shenjat e para tė kėsaj sėmundjeje tė rėndė. Kjo ėshtė arsyeja pėrse sa herė dikush qė teshtinte, njerėzit pranė tij i uronin shėndet, jetė tė gjatė apo bekimin e Zotit.

Qė nga ajo kohė, njerėzit vazhdojnė tė urojnė sa herė dikush teshtin, edhe pse nė fakt shumė pak prej nesh e dinė pėrse e bėjmė kėtė veprim.
comments powered by Disqus