Nuk ka marrėveshje pėr linjė fluturuese mes Kosovės dhe Serbisė
Kosova nuk ka marrėveshje me Serbinė pėr kurrfarė linje fluturuese mes Prishtinės dhe Beogradit e as pėr hapjen e korridorit mes dy shteteve, ka deklaruar drejtori i Aviacionit Civil, Dritan Gjonbalaj para Komisionit Parlamentar pėr Siguri.
Reagimi i tij erdhi pas pyetjes se deputetit serbe, Bojan Mitiq i cili tha se bazuar nė informacionet e tij, Kosova dhe Serbia kanė arritur marrėveshje nė Bruksel pėr kėtė ēėshtje. Pėr ēka reagoi edhe kreu i Komisionit Daut Haradinaj duke kėrkuar sqarime se kush ėshtė duke gėnjyer, raporton KTV.

Por Gjonbalaj theksoi se ai nuk ėshtė dijeni pėr kėtė marrėveshje, duke thėnė se megjithatė ka njė pajtim nė parim, por qė pa u hapur korridori ajror, i cili nėnkupton njohjen paraprake tė shteteve, nuk do tė ketė fluturim ajror mes Kosovės dhe Beogradit.

Ai theksoi se Kosova po pėrgatitet pėr tė marrė kompetencat nė navigimin ajror pėr tė cilin janė ndarė 35 milionė euro.

“Serbia nuk ka asnjė lloj kompetence pėr hapėsirėn ajrore tė Kosovės. Serbia ėshtė e vėrtet se ka pasur pėrpjekje dhe ka kėrkuar kontrollin ajror tė Kosovės, por kjo temė asnjė herė nuk ėshtė trajtuar nga autoriteti i aviacionit civil, sepse ėshtė e pa mundur tė ndodhė njė gjė e tillė”, ka thėnė Gjonbalaj.
comments powered by Disqus