Gjithēka qė duhet tė dini pėr Galaxy S8 dhe S8+
Kompania Samsung ka prezantuar sot perlėn e saj nė eventin “Unpacked” qė ėshtė zhvilluar nė New York, bėhet fjalė pėr telefonat e menēur Galaxy S8 dhe S8+.

Njė nga ndryshimet mė tė mėdha qė ka sjellė ky model i ri, ėshtė interfejsi inteligjent i quajtur “Bixby”.

Bixby kupton se si pėrdoret telefoni dhe mban nė mend fushat nė tė cilat ėshtė mė sė shumti i interesuar pėrdoruesi.

Tė gjithė pėrdoruesit do tė mund tė aktivizojnė asistentin digjital, pėrmes butonave qė gjenden nė pjesėn anėsore tė telefonit.
Bixby ėshtė i integruar edhe nė kamerė dhe kėshtu mund tė identifikojė atė ēfarė “sheh”.

Me njė fjalė, “Bixby” ėshtė asistenti digjital mė i avancuar qė ėshtė krijuar ndonjėherė, duke marrė parasysh faktin qė do t’ua lehtėsojė jetėn pėrdoruesve nė mbarė botėn.

Ekrani i telefonit tė ri tė Samsung quhet “Infinite Display” dhe shtrihet nė ēdo kėnd tė telefonit, kėshtu qė Samsung Galaxy S8 (5.2 inē) dhe S8+ (6.2 inē) nuk do tė kenė linja kufizuese.

Ekrani mė i madh do t’ju mundėsojė pėrdoruesve njė funksionim mė tė lehtė multitasking, duke punuar lehtė nė dy aplikacione nė tė njėjtėn kohė.

Opsioni i ri Samsung DeX, paraqet zgjidhjen ideale duke e shndėrruar telefonin e juaj nė njė pajisje desktop, duke pėrdorur fuqinė e procesorit tė Galaxy S8 nė mėnyrė qė tė rritet produktiviteti.

Butoni “Home” tani gjendet nėn ekranin “Infinite Display” qė ėshtė i vendosur direkt nė ekran. Butoni i ridizajnuar “Home” do tė funksionojė siē dikur ishte si buton fizik, qė do tė vibroj nė prekje.

Natyrisht, si ēdo model tjetėr i ri, edhe ky zotėron harduerin dhe kamerėn e sofistikuar.

Galaxy S8 vjen me procesorin me tė sofistikuar qė ėshtė 21 pėr qind mė i shpejtė nga modeli i kaluar.

Samsung Galaxy S8 dhe S8+, do tė jenė tė disponueshėm me skanerin e retinės sė syrit qė mundėson nivelin mė tė lartė tė sigurisė dhe tė ruajtjes sė tė dhėnave brenda telefonit. “Iris scanner” do tė detektojė fytyrėn dhe mundėsojė aktivizimin e shpejtė tė telefonit.

Natyrisht se edhe nė kėtė model ekziston skaneri i gjurmėve tė gishtit i cili tani ėshtė nė vendosur nė pjesėn e pasme tė telefonit. Galaxy S8 dhe S8+, janė rezistent ndaj ujit dhe pluhurit dhe rėrės.

Kamera gjithashtu ėshtė pėrmirėsuar nė krahasim me modelin e kaluar qė kishte fituar njė numėr tė ēmimeve.

Galaxy S8 dhe S8+ janė tė pajisur me kamerė ballore prej 8 MP F 1.7 me zoom automatik, dhe kamerėn nė pjesėn e pasme Dual Pixel prej 12 MP F 1.7.

Ato janė shumė tė mira nė shkrepjen e fotografive, nė veēanti nė vendet ku mungon ndriēimi i mjaftueshėm.
comments powered by Disqus