Pas pesė vitesh, Real Madridi e fiton LaLiga-n


Real Madridi ėshtė kampion i Spanjės pėr sezonin 2016/17, qė e mposhti 2:0 Malagan nė xhiron e fundit nė La Liga.

Cristiano Ronaldo nė minutėn e dytė dhe Karim Benzema nė minutėn e 55’tė shėnuan pėr Los Blancos, duke ia dhuruar trofeun ekipit te Zidane.

Ky ėshtė titulli i 33 nė histori tė Real Madridit, qė e fitojnė pėr herė tė parė pas pesė vjetėsh, hera e fundit kur triumfuan ishte viti 2012, nėn udhėheqjen e Jose Mourinhos.

Skuadra e Zinedine Zidane e mbylli sezonin me 93 pikė, ku nė 38 ndeshje ka arritur tė shėnojė 106 gola, derisa ka pranuar 41.

Gjatė kėtij sezoni, Reali regjistroi 29 fitore, gjashtė barazime dhe tri humbje.

Zinedine Zidane ka thyer rekorde tė shumta nė stolin e Real Madridit dhe nė xhiron e fundit ndaj Malagas theu edhe njė tjetėr.

Reali i Zidane pėr herė tė parė nė histori tė klubit e mbylli sezonin duke realizuar tė paktėn njė gol nė 38 ndeshje nė La Liga.

Tashmė misioni ėshtė kompletuar dhe Real Madridi ėshtė i tėri nė festė.
comments powered by Disqus