Vjen njė lajm fantastik pėr kosovarėt qė marrin pensione nga Zvicra
Peinsionistėt kosovarė do fillojnė t’i marrin pensionet e Zvicrės gjatė vitit 2018.

Nė njė intervistė ekskluzive pėr albinfo.ch, ministri nė detyrė pėr punė dhe mirėqenie sociale nė Qeverinė Kosovės, Arban Abrashi shpall lajmin e shumėpritur: tė enjten, mė 1 qershor, Kosova nėnshkruan me Zvicrėn Marrėveshjen pėr Sigurimet Shoqėrore.

Kjo marrėveshje, e njohur mė mirė si “marrėveshje pėr pensionet”, pritet t`i japė fund njė vakumi mbi 7 vjeēar qė ka mbretėruar nė kėtė fushė qė nga 1 prilli i vitit 2010.

Abrashi nė kėtė intervistė flet pėr historikun e pėrpjekjeve drejt nėnshkrimit tė kėsaj marrėveshjeje. Ai, pėrmes albinfo.ch shpreh bindjen qė funksionalizimi i marrėveshjes, gjegjėsisht derdhja e pensioneve nga Zvicra nė Kosovė, tė fillojė jo mė larg gjatė vitit 2018. Me kėtė rast, ministri nė detyrė u rekomandon pensionistėve tė prekur nga kjo marrėveshje qė tė kenė kujdes nė marrjen e hapave eventualė rreth pensioneve, gjegjėsisht tė presin fillimin e jetėsimit tė marrėveshjes. Abrashi falėnderon aktivistė tė mėrgatės shqiptare tė Zvicrės pėr sensibilizimin dhe pėr ndihmėn profesionale qė kanė dhėnė rreth nėnshkrimit tė marrėveshjes.

Albinfo.ch: Tė enjten (nesėr) do tė nėnshkruhet Marrėveshja pėr Sigurimet Sociale nė mes tė Kosovės dhe Zvicrės. Cila ėshtė, me pak fjalė, rruga qė i ka paraprirė kėtij nėnshkrimi?

Arban Abrashi: Marrėveshja tė cilėn e kishte trashėguar Republika e Kosovės pėr Sigurime Sociale me Zvicrėn ishte ndėrprerė nė vitin 2010 nga Konfederata Zvicerane. Qė nga ajo kohė, kosovarėt tė cilėt kanė arritur moshėn e pensionimit nuk kanė mundur tė kthehen nė Kosovė dhe tė pėrfitojnė pensionet e tyre. Me marrjen e mandatit, nė fund tė vitit 2014, ne kishim njohuri pėr gjendjen qė ishte krijuar dhe e vendosėm si prioritet arritjen e njė marrėveshjeje tė re. Nė fillim vazhduam korrespondencėn me institucionet pėrkatėse nė Zvicėr, ku nga ne kėrkohej qė tė pėrgjigjeshim nė njė pyetėsor prej rreth 100 pyetjesh nė lidhje me sistemin tonė pensional dhe infrastrukturėn ligjore qė ka Republika e Kosovės. Pasi qė i kishim kthyer pėrgjigjet qė kėrkoheshin dhe pasi qė kishim njoftuar autoritetet zvicerane pėr masat qė kishim ndėrmarrė pėr tė parandaluar keqpėrdorimet, autoritetet zvicerane kėrkuan qė tė kemi njė marrėveshje pilot, e cila do te dėshmonte se sistemi ynė pensional dhe infrastruktura pėrcjellėse ligjore janė duke funksionuar. Marrėveshja pilot u arrit nė fillim tė vitit 2016, dhe kishte njė kohėzgjatje rreth 6 mujore. Gjatė kėsaj kohe kemi trajtuar me qindra raste dhe kėrkesa qė vinin nga autoritetet zvicerane. Pilot projekti mori vlerėsime pozitive nga ana zvicerane dhe mundėsoi qė tė hapet rruga pėr fillimin e negociatave nė mes tė dy shteteve. Qeveria zvicerane nė bazė tė vlerėsimit tė projektit pilot nė fund tė vitit 2016 aprovoi nismėn pėr fillimin e negociatave me Kosovėn. Raundi i parė i bisedimeve u zhvillua nė janar tė vitit 2017 nė Bernė tė Zvicrės, ndėrsa raundi i dytė, nė prill tė vitit 2017 nė Prishtinė, ku pėr njė kohė shumė tė shpejtė u arrit tė finalizohet draft marrėveshja pėr sigurimet sociale e cila pritet tė nėnshkruhet nga grupet teknike te tė dyja vendeve mė 1 qershor 2017.

comments powered by Disqus