Monedhat virtuale arrijnė nė Kosovė
Monedha virtuale ėshtė shtrirė edhe nė Kosovė, thonė ekspertė pėr ēėshtje financiare. Kjo monedhė e quajtur ndryshe, Bitcoin, ekziston vetėm nė rrjetet informatike, por me anė tė sė cilės mund tė kryhen transaksione, sikurse me paranė e vėrtetė.Monedhat virtuale, paraqiten nė shumė forma, nė fillim si monedha brenda lokaleve tė lojėrave kompjuterike online, media sociale, dhe mė vonė janė zhvilluar si mjete pagese qė pranohen nė jetėn reale.Flamur Keqa, ekspert pėr ēėshtje financiare, thotė pėr Radion Evropa e Lirė, se kėto monedha janė paraqitur edhe nė tregun e Kosovės.“Nė tregun e Kosovės ka marrė pėrmasa paraqitja e saj dhe blerja nga ana e klientėve tė ndryshėm. Dhe, realisht, kėmbimi apo blerja me kėtė, bėhet vetėm pėrmes marketeve dhe dyqaneve tė ndryshme, ku kėmbehet,por jo si valutė e prekshme”.“Shumė persona apo individė kanė filluar t’i blejnė kėto valuta virtuale. Realisht, kjo ėshtė njė lloji valute qė nuk ka njė burim tė saktė dhe nė vetvete pėrmban rreziqe, sa i pėrket qytetarėve dhe individėve tė ndryshėm”, thotė Keqa.Nė anėn tjetėr, zyrtarė tė Bankės Qendrore tė Kosovės, (BQK), nė njė pėrgjigje me shkrim pėr Radion Evropa e Lirė, kanė thėnė se nė Kosovė nuk ka instrument ligjor qė e rregullon pėrdorimin e parave virtuale.“Si rrjedhoje e kėsaj, nuk ka njohuri nėse ka ndonjė biznes tė vendosur nė Kosovė, i cili ofron mundėsinė e blerjes dhe pėrdorimit tė kėtyre llojeve tė parave virtuale”, thuhet nė pėrgjigjen e BQK-sė.Por, nė njė komunikatė pėr media, tė enjten Banka Qendrore e Republikės sė Kosovės i ka paralajmėruar qytetarėt lidhur me pėrdorimin e mundshėm tė parave virtuale nė Republikėn e Kosovės.
comments powered by Disqus