Zyrtare: Kjo ėshtė lista e Kosovės ndaj Turqisė
Pėrfaqėsuesja e Kosovės do tė pėrballet me atė tė Turqisė me 11 qershor nė Shkodėr.Kėsisoj trajneri i Kosovės, Albert Bunjaku ka zbuluar listėn e futbollistėve tė grumbulluar pėr kėtė sfidė shumė tė rėndėsishme.Bije nė sy rikthimi i mesfushorit Enis Alushi i cili mungoi ndaj Islandės pėr arsye tė kartonėve.Nė Pėrfaqėsueses ėshtė rikthyer pas mė shumė se njė viti edhe ish-kapiteni Anel Rashkaj qė tani po luan nė elitėn e futbollit suedez.Bunjaku ka befasuar tė gjithė pasi ka grumbulluar edhe mbrojtėsin e talentuar tė Romės, Lirim Kastrati.Nė ndeshjen e parė ndaj Turqisė tė zhvilluar nė Antalya, Kosova kishte pėsuar humbje me rezultat 2-0 edhe pse zhvilloi njė lojė tė bukur.Pas pesė ndeshjeve tė zhvilluara, Pėrfaqėsuesja e Kosovės ndodhet nė pozitėn e fundit nė tabelėn e Grupit I me vetėm njė pikė tė grumbulluar.Ndėrkohė Turqia ndodhet nė pozitėn e katėrt nė tabelė me tetė pikė dhe me gjasa reale pėr ta zėnė pozitėn e dytė nė grup.Mė poshtė keni listėn e plotė tė futbollistėve tė ftuar pėr kėtė takim:Portierė: Samir Ujkani, Adis Nurkovic, Bledar Hajdini.Mbrojtės: Alban Pnishi, Amir Rrahmani, Avni Pepa, Mėrgim Vojvoda, Benjamin Kololli, Fidan Aliti, Lirim Kastrati.Mesfushorė: Enis Alushi, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Anel Rashkaj, Besar Musolli, Bernard Berisha, Valon Berisha, Arbėr Zeneli, Milot Rashica, Donis Avdijaj.Sulmues: Besart Berisha, Atdhe Nuhiu, Vedat Muriqi.
comments powered by Disqus