Haradinaj: Do ta korrigjojmė Demarkacionin
“Versioni i tashėm i Marrėveshjes pėr Demarkacionit tė kufirit me Malin e Zi, ėshtė i gabuar, mirėpo do tė korrigjohet ky version. Do ta negociojmė me Malin e Zi dhe besoj se do tė arrijmė deri te njė zgjidhje”, thotė nė intervistėn pėr Radion Evropa e Lirė, Ramush Haradinaj, kandidat pėr kryeministėr, i nominuar nga koalicioni i Partisė Demokratike tė Kosovės, Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės dhe Nismės pėr Kosovėn.

Radio Evropa e Lirė: Z. Haradinaj, cilat janė prioritetet, tė cilat i synoni t’i pėrmbushni si kandidat i nominuar pėr kryeministėr?

Ramush Haradinaj: Do tė fillojmė me rendin dhe ligjin nė tėrėsi. Ka shumė punė pėr tu bėrė. Do tė jetė punė e vazhdueshme, po duhet t’ia fillojmė menjėherė . Edhe ekonominė, pra sipėrmarrėsit, zhvillimin ekonomik . Do tė ketė njė mobilizim tė tė gjithė mekanizmave qė tė ndodhė ekonomia nė vend. Pra, kėshtu e kemi figuruar.

Radio Evropa e Lirė: Zoti Haradinaj, koalicioni i partive qė ju ka nominuar pėr kryeministėr, ka thėnė se do tė ketė rritje ekonomike prej 8 pėr qind. Si mendoni se mund tė arrihet kjo?

Ramush Haradinaj: Parakusht ėshtė shteti ligjor. Gjithēka bazohet nė shtet ligjor, nė gjyqėsor kredibil dhe nė njė pėrkrahje apo asistencė direkte pėr sipėrmarrėsit nė Kosovė qė janė tė shumtė, sipėrmarrėsit e vegjėl dhe tė mesėm, qė tė gjithė janė vėrtetė aktiv. Por, mund t’i pėrkrahim. Ka plotė mėnyra vepruese, qeverisėse qė tė mund tė jemi partner pėr ta.

Radio Evropa e Lirė: Keni kundėrshtuar marrėveshjen aktuale pėr demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Si synoni ta zgjidhni kėtė ēėshtje, marrė parasysh se mbetet kusht pėr liberalizimin e vizave?

Ramush Haradinaj: Ne i gėzohemi marrėdhėnieve tė mira qė kemi me Malin e Zi. Edhe ndjenja ėshtė e mirė. Jemi pėrkrahur nė momente kyēe. Edhe ne e kemi pėrkrahė rrugėn euro-atlantike tė Malit tė Zi dhe anėtarėsimin nė NATO. Nuk e shohim si vėshtirėsi nė marrėdhėniet tona. Vėshtirėsi shohim nė marrėdhėniet me Serbinė, ndėrsa me Malin e Zi, jo. Versioni i tashėm i marrėveshjes ėshtė i gabuar, mirėpo do tė korrigjohet ky version. Pra, njė komision i ri do ta korrigjojė nga pala jonė. Do ta negociojmė me Malin e Zi dhe besoj se do tė arrijmė deri te njė zgjidhje.

Radio Evropa e Lirė: Mali i Zi, tashmė ėshtė shtet anėtar i NATO-s. A besoni se ka ende hapėsirė pėr rinegocim tė marrėveshjes?

Ramush Haradinaj: Po. Edhe ne aspirojmė qė tė jemi anėtarė tė NATO-s e BE-sė, ashtu si Mali i Zi, sikurse edhe plotė vende tė rajonit qė kanė ende tema tė hapura ose tė diskutueshme rreth kufijve dhe janė anėtarė tė NATO-s ose BE-sė.

Radio Evropa e Lirė: Cila do tė jetė qasja e juaj nė dialogun me Serbinė, pėr tė cilin Bashkimi Evropian, ka thėnė se nuk ka alternativė nė rrugėn e Kosovės drejt BE-sė?

Ramush Haradinaj: Dialogu ėshtė i nevojshme nė mes tė gjitha palėve, mes tė gjithė fqinjėve. Do tė jetė dialog qė u shėrben palėve. Nėkėtė rast i shėrben edhe Kosovės. Ne duhet tė konsultohemi ndėrsjellė nė vendin tonė, tė kemi njė qartėsi pėr dialog, tė kemi objektiva tė qarta. Pėr ne dialogu ėshtė dialog pėr njohje. Pra, ėshtė humbur shumė kohė nė njė gjendje tė tillė. Jemi tė interesuar pėr njohje reciproke me Serbinė dhe dialogu pėr ne ėshtė dialogu pėr njohje.

Radio Evropa e Lirė: A do ta ndryshoni qasjen nė kėtė dialog?

Ramush Haradinaj: Do tė ndryshohet shumėēka nė dialog, jo vetėm qasja. Substanca do tė ndryshojė. Kosova nuk ėshtė temė e diskutimit nė kėtė dialog, pra ēėshtjet e brendshme tė Kosovės. Vetėm marrėdhėniet dypalėshe mund tė jenė temė e diskutimit, por jo ēėshtjet tona, tė Kosovės.

Radio Evropa e Lirė: Sa ėshtė i qėndrueshėm koalicioni i subjekteve politike, tė cilat ju kanė nominuar si kandidat pėr kryeministėr, dhe a mendoni se do ta ruaj qėndrueshmėrinė edhe pas zgjedhjeve, nė rast se do tė imponohet nevoja pėr partnerė tjerė pėr formimin e Qeverisė?

Ramush Haradinaj: Ky ėshtė njė vullnet i palėve, ėshtė njė vullnet i lirė dhe njė marrėveshje politike me objektiva tė qarta qeverisėse pėr vitet qė vijnė. Besoj qė jo vetėm qė ėshtė i qėndrueshėm por, garanton edhe gjithė pėrkrahjen politike pėr njė Qeveri qė ėshtė vepruese, pėr njė logjikė qeverisėse qė ėshtė e re nė vend, pėr njė fillim tė ri.

Radio Evropa e Lirė: Ēfarė nėse nuk arrihen numrat?

Ramush Haradinaj: Qytetarėt vendosin, sovrani vendos. Ne jemi nė punė, qė vėrtetė pėrkrahja me qenė e tillė, qė Qeveria e Kosovės me qenė vepruese.