Kurti pėr mediat serbe: Thaēi e Vuēiq, vėllezėr nė fushėn e mafisė ballkanike
I nominuari pėr kryeministėr nga radhėt e Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, nė njė bisedė pėr tė pėrditshmen serbe “Danas”, ka thėnė se presidenti Hashim Thaēi, “pas debaklit qė pėsoi partia e tij” nė zgjedhjet parlamentare, po pėrpiqet tė kompensojė mungesėn e legjitimitetit qytetar “nga poshtė” dhe legjitimitetin ndėrkombėtar “nga lartė”.Duke komentuar takimin joformal mes dy presidentėve, tė Kosovės dhe tė Serbisė, nė Bruksel, Kurti ka pyetur nėse ata ndoshta e kanė pėrfaqėsuar “jo aq shumė Kosovėn e Serbinė, sa secili prej tyre vėllanė e tyre prej nėne e prej babe, qė janė bėrė pasanikė shumė tė mėdhenj tė mafisė ballkanike”, transmeton Koha.net.Duke folur pėr qeverinė e re tė Kosovės dhe mundėsinė qė Ramush Haradinaj nga koalicioni PAN tė bėhet kryeministėr, Kurti ka konstatuar se nėse shumica e re parlamentare do tė varej nga Lista Serbe, “rrjedhimisht nga Vuēiqi”, atėherė qeveria do tė ketė dy kryeqytete, Prishtinėn dhe Beogradin, qė do ta ēonin Kosovėn nė njė krizė tė madhe politike.“Lista Serbe ėshtė dorė e zgjatur e qeverisė sė Serbisė e cila mė shumė i bėn avokatin Beogradit zyrtar, sesa serbėve nė Kosovė. Funksionojnė si staf i ambasadės sė Beogradit nė Kosovė, e jo si politikanė qė pėrfaqėsojnė serbėt nė institucionet e Kosovės”, ka vlerėsuar Kurti, transmeton Koha.net.Kurti mendon se dialogu i deritashėm me Beogradin nė Bruksel nuk ka vėnė asnjė kusht pėr Serbinė, “por ėshtė biseduar pėr punė tė brendshme tė Kosovės”.“Prandaj, rezultati s’ka mundur tė jetė i drejtė. Pėrse atėherė s’kanė biseduar edhe pėr Preshevėn, Bujanocin e Medvexhėn: Nė parim, nuk jemi kundėr dialogut, por jemi kundėr dialogut pa parime, i cili Kosovėn e ka kthyer nė njė temė agjendėn e sė cilės e cakton Serbia”, ka sqaruar ai.I pyetur nėse do tė jetė i gatshėm tė vizitojė Beogradin nė rast se bėhet kryeministėr, Kurti ka thėnė se “jam i ri qė tė them ‘kurrė’, por edhe shumė i pjekur qė tė prisja ndonjė pėrfitim nga kjo”.