Pal Lekaj thotė se Qeveria nuk votohen nė tė njėjtėn ditė me Kuvendin
Deputet i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Pal Lekaj ka thėnė se konstituimi i Kuvendit do tė bėhet tė enjten me tre gusht.Lekaj tha se koalicioni PAN i ka siguruar numrat e mjaftueshėm pėr formimin e qeverisė.“Parlamenti i Kosovės do tė konstituohet me tre gusht ku do tė zgjidhen kryetarėt dhe nėnkryetarėt, ėshtė procedurė e cila duhet tė bėhet e cila lė hapėsirė pastaj pėr krijimin e Qeverisė. Ne e kemi thėnė qė nuk ka vonesa e kemi thėnė se qė nė kohėn mė shpejt tė mundshme tė formohet qeveria dhe ajo ku jemi tek numrat e qė me vjen keq qė i kemi shndėrruar deputetėt nė numra por unė them qė kemi mbėshtetjen e deputetėve tė parlamentit tė Kosovės qė e kanė marrė besimin e qytetarėve dhe janė tė mjaftueshėm pėr krijimin e institucioneve tė Kosovės”, u shpreh Lekaj. Kurse sa i pėrket votimit tė Kuvendit dhe Qeverisė nė tė njėjtėn ditė Lekaj ka thėnė se do ti respektojnė ligjet nė kėtė aspekt dhe se qeveria mund tė votohet pak ditė pas konstituimit tė Kuvendit.“Sa i pėrket votimit tė Qeverisė sė Kosovės ne mendojmė qė ne do t’i kemi parasysh ligjet e Kosovės, rregulloret e Kuvendit dhe nė kohėn mė tė shkurtė tė mundshme do tė formohen, por kjo nuk do tė thotė qė atė ditė por do tė mundohemi qė sė shpejti kur them nuk do tė vonohemi janė nė pyetje njė ose dy ditė pėr formimin e qeverisė sė Kosovės”, sqaroi Lekaj.