Bizneset nė ‘hall’, nuk e preferojnė arbitrazhin pėr zgjidhjen e kontesteve
Bizneset nė Kosovė e shfrytėzojnė fare pak mundėsinė qė kanė rreth zgjidhjes sė kontesteve tė ndryshme pėrmes arbitrazhit, pa pasur nevojė qė t’u drejtohen gjykatave.Qė nga viti 2011, nė Kosovė janė hapur disa qendra tė arbitrazhit pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjeve biznesore, tė cilat mund tė shfrytėzohen pėr t’i shmangur proceset e gjata gjyqėsore.Qendrat e arbitrazhit funksionojnė nė kuadėr tė Odės Ekonomike tė Kosovės dhe Odės Ekonomike Amerikane nė Kosovė.Arian Zeka, kryeshef ekzekutiv nė Odėn Ekonomike Amerikane nė Prishtinė, thotė pėr Radion Evropa e Lirė se pavarėsisht faktit qė kėto vitet e fundit rezultatet nė kėtė drejtim nuk janė tė kėnaqshme, arbitrazhi tregtar ėshtė duke u dėshmuar si metodė efikase e zgjidhjes sė kontesteve.“Numri i rasteve tė vogla edhe nė Qendrėn e Arbitrazhit tė Odės Ekonomike Amerikane, por edhe nė Tribunalin e pėrhershėm tė arbitrazhit tė Odės Ekonomike tė Kosovės ka qenė relativisht i vogėl. Ky numėr i vogėl nuk sugjeron qė nuk ka pasur konteste midis bizneseve. Besoj qė ka pasur konteste, tė cilat kanė vazhduar me formėn tradicionale tė zgjidhjes sė tyre pėrmes gjykatave”.“Kjo i bie qė nuk jemi tė kėnaqur me arbitrazhin si njė metodė mė efikase se sa qė ėshtė gjykata pėr zgjidhjen e kontesteve”, thotė Zeka.Edhe Vegim Kraja, sekretar i Tribunalit tė Pėrhershėm tė Arbitrazhit nė Odėn Ekonomike tė Kosovės, thotė se ka njė rritje tė interesimit qė mosmarrėveshjet biznesore t’i zgjidhin pėrmes rrugėve alternative, por jo nė nivelin e kėnaqshėm.
Ai thotė pėr Radion Evropa e Lirė se aktualisht nė kėtė Tribunal janė duke u zgjidhur dy raste.“Nė institucionin tonė administrohen dy raste, tė cilat kanė nisur qė nga fillimi i vitit tė kaluar dhe tashmė janė nė zgjidhje e sipėr. Palėt nė kėto konteste janė tė huaja dhe vendore”, thotė Kraja.Ndėrkaq, Arian Zeka thotė se ėshtė koha qė ky mekanizėm tė vlerėsohet dhe tė praktikohet mė shumė nė shoqėri, si njė mundėsi e zgjidhjes sė konflikteve.
Megjithatė, ai tregon disa nga arsyet pse bizneset hezitojnė t’i drejtohen arbitrazhit:
“Duke u munduar qė tė gjejmė arsyen pse nuk ka shfrytėzim mė tė madh tė arbitrazhit, kemi ardhur te njė konkluzion se gjithmonė njėrės palė afariste, njėrit biznes, i konvenon qė mos tė ketė njė efikasitet tė tillė tė bizneseve. Bėhet fjalė pėr bizneset tė cilat, ose nuk i paguajnė me kohė detyrimet e tyre, ose janė tė prira qė tė shkelin dispozitat e marrėveshjeve qė kanė mė biznese tjera. Dhe, nė kėtė rast ato me ēdo kusht mundohen t’i shmangen arbitrazhit”.Kurse Vegim Kraja tregon pėr pėrparėsitė qė ka zgjidhja e kontesteve nėpėrmjet arbitrazhit.“Arbitrazhi ėshtė zgjidhje alternative karshi gjykatave. Ėshtė gjykatė private e organizuar prej Odės Ekonomike. Avantazhi i parė llogaritet shpejtėsia nė krahasim me gjykatat. Gjykatat tona janė tė ngarkuara me lėndė, kanė pjesėmarrje mė tė madhe dhe krahasuar me gjykatat kanė liri mė tė madhe. Pastaj ėshtė me procedurė konfidenciale, jo domosdo bėhet publike, ndėrsa puna e gjykatave zhvillohet me dyer tė hapura”, shpjegon Kraja.Ndryshe, nė vitin 2007 Kuvendi i Kosovės ka miratuar Ligjin pėr Arbitrazhin, nė bazė tė tė cilit “njė mosmarrėveshje mund tė zgjidhet pėrmes arbitrazhit vetėm nėse ekziston njė marrėveshje e palėve, me anė tė sė cilės ato pranojnė qė mosmarrėveshja tė zgjidhet pėrmes arbitrazhit”.Bizneset nuk e preferojnė arbitrazhin pėr zgjidhjen e kontesteveAsnjė gjykatė nė Kosovė nuk ka tė drejtė tė ndėrhyjė nė procedurėn e arbitrazhit, pėrveē nėse ėshtė pėrcaktuar ndryshe me kėtė ligj.
comments powered by Disqus