Aktakuzė ndaj njė zyrtari tė lartė nė Komunėn e Suharekės
Prokuroria Themelore nė Prizren, Departamenti i Pėrgjithshėm, ka ngritur aktakuzė kundėr zyrtarėve S.K., drejtor i Inspeksionit nė Komunėn e Suharekės dhe V.K. asamblist nė Asamblenė Komunale tė Prizrenit.“Sipas aktakuzės, S.K dhe V.K., akuzohen pasi qė nuk e kanė bėrė deklarimin e pasurisė, tė tė ardhurave, tė dobisė sė tjetėr pasurore ose tė detyrimeve financiare, duke mos i paraqitur brenda afatit pėr paraqitjen e deklaratės pėr periudhėn e vitit 2016, edhe pse kėtė ėshtė dashur ta bėjnė deri mė datėn 31.03.2017, edhe pėrkundėr asaj qė tė njėjtit kanė qenė tė njoftuar – paralajmėruar nga ana e Agjencionit Kundėr Korrupsionit”, thuhet nė njoftim.Express mėson se bėhet fjalė pėr Sedat Kuēin, i cili ishte emėruar nė pozitėn e drejtorit tė Inspeksionit nė Komunėn e Suharekės nga Kryetari i Komunės sė Suharekės Sali Asllanaj.S.K dhe V.K., me kėto veprime kanė kryer veprėn penale mos raportimi ose raportimi i rremė i pasurisė, i tė ardhurave, i dhuratave, i dobisė tjetėr materiale ose i detyrimeve financiare nga neni 437 paragrafi 1 tė KP-sė.