Milaim Zeka: Albin Kurti mi ndėrseu zagarėt
Deputeti i NISMAS Milaim Zeka ka folur pėr herė tė parė nė Kuvend pasi ėshtė grushtuar nga deputeti i Vetėvendosjes, Frashėr Krasniqi.
Zeka ka thėnė se tė gjithė deputetėt e kanė pas pėr ta hetuar SHIK-un e, UDB-nė, korrupsionin e tė gjitha cėshtjet.Ai mė tej ka shtuar se do t’i publikojė tė gjitha dokumentet e dosjet.Zeka ka thėnė se Vetėvensdosje ėshtė krijuar nga SHIK-ut, por qė sipas tij, tash Kadri Veselit i kanė mbetur tepricė teknologjike.“Hera e parė qė kam dėgjuar qė njė ministėr punėson bujq, unė e di qė ministrat krijojnė politika.Dėshiroj tė them se ne si NISMA dhe ne si deputet, nė momentin qė shoh qė Lista Serbe shantazhon programin e qeverisė, do tė dalim kundėr kėsaj qeverie. E nėse subjekti im do tė ketė qėndrim tjetėr, atėherė unė do tė kem qėndrim individual sepse ne nuk mendojmė tė gjithė njėjtė si makushat. Qytetarėt do ta shohin se kush ka ardh kėtu me program tė bėjė luftė qytetarė, tė gjitha kėto do tė shpalosen nė kėtė parlament, do tė flasim edhe me fakte e dokumente dhe dosje, por jo me akuza. Bash pėr ty e bosat e tu qė janė taku 2004 mė 19 shtator, tė gjitha do t’ua pėrplasim. Unė nuk jam Kadri Veseli qė ju ka kriju, e tash i keni dal tepricė teknologjike, unė mundem t’i bie Albin Kurtit shuplak por unė nuk jam rrugaē, Albin Kurti i ngėrcen zagarėt”, ka thėnė Zeka nė Kuvend, raporton lajmi.net.“Unė pres nga tė gjithė deputetėt hajde hapim hetime pėr borde, pėr privatizime, pėr PTK, pėr RTK, pėr prokuror e gjykatės, mua mė keni me veti. Hajde hapim hetime si ėshtė shit KEDS-i, sa pare janė shku kot e nuk ėshtė ndėrtuar asnjė shkollim, por jo ju qė thirrni nė patriotizėm, ju flisni shqip, por jeni mė tė zi se Lista Serbe, hajde hetojmė UDB e SHIK-un. Hjade i qesim dosjet, por jo me dal nė media e portale e me mė akuzu familjarisht e kombėtarisht”.Zeka i ėshtė drejtuar Albin Kuritit duke e quajtur “tarak”, duke i thėnė t’i kėrkon falje dhe e ka akuzuar se i ka shty deputetėt e VV-sė ta grushtojnė Zekėn.“Ēohu ti tarak e thuajėm lopė e kali e unė prej teje nuk fyena, Frashrit ki me i kėrku ti falje po tė betohem. Mua mė ka rreh Glauku, Rexhep Selimi, e Albulena Haxhiu, kėta mė kanė rreh, e unė me karkaleca nuk merren”, ka thėnė Zeka, derisa i ėshtė ndėrprer fjala.
I FUNDIT
MILAIM ZEKA I KĖRKON FALJE DEPUTETES BESA GAXHERRIT