Pacolli: Qytetarėt e Kosovės qė duan lėvizjen e lirė nuk kanė lidhje me Demarkacionin
Ministri i Punėve tė Jashtme Behgjet Pacolli, ka pritur nė njė takim Drejtorin e Pėrgjithshėm pėr Fqinjėsi dhe Negociata pėr Zgjerim tė Komisionit Evropian, Christian Danielsson.

Nė kuadėr tė kėtij takimi ėshtė diskutuar nė lidhje me liberalizimin e vizave, avancimin e agjendės evropiane pėr Kosovėn, respektivisht reformat e kėrkuara nė nivel nacional, si dhe bashkėpunimin rajonal nė kuadėr tė Hapėsirės Rajonale Ekonomike.

Nė lidhje me pėrshpejtimin e procesit tė liberalizimit tė vizave pėr Kosovėn Pacolli, ka theksuar se “Qytetarėt e Republikės sė Kosovės, qė duan lėvizjen e lirė nuk kanė lidhje me demarkacionin”, duke shprehur pėrkushtimin se “do tė bėhet gjithēka qė do tė jetė e mundur, qė liberalizimi i vizave tė mundėsohet”.

Pacolli, e ka njoftuar Danielsson me prioritetet e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, duke vlerėsuar se “Qeveria dinamike e Kryeministrit Haradinaj ka pėrkushtim tė plotė pėr bashkėpunim rajonal, zhvillim tė qėndrueshėm ekonomik sipas njė modeli tė ri zhvillimi me fokus bujqėsinė dhe qė synon nxitjen e krijimit tė vendeve tė reja tė punės”.

Nga ana e tij, Drejtori i Pėrgjithshėm pėr Fqinjėsi dhe Negociata pėr Zgjerim i Komisionit Evropian, Danielsson, ofroi mbėshtetjen e tij tė plotė pėr kėto objektiva, duke pėrsėritur se kriteret e mbetura duhet tė plotėsohen.

Ai, mė tutje kėrkoi qė Kosova tė jetė mbėshtetėse e idesė sė Hapėsirės Rajonale Ekonomike, nga e cila tė gjithė mund tė pėrfitojė.