Minxhozi i kundėrpėrgjigjet kėrkesės sė Thaēit qė kosovarėve t’u jepet pasaporta shqiptare
Kosovarėt do tė vazhdojnė tė mbesin edhe gjatė pa viza. As kėrkesa e presidentit Thaēi qė si alternativė pėr t’i dhėnė fund izolimit dhe kosovarėve t’u jepet pasaporta shqiptare, ėshtė njė veprim jo i realizueshėm.

Zgjidhja nuk ėshtė kjo, thotė nė njė intervistė dhėnė Gazetės Express, ambasadori i Shqipėrisė nė Kosovė, Qemal Minxhozi. Sipas Ambasadorit, Kosova nuk ka arsye tė penalizohet.

Ambasadori tregon edhe pėr bashkėpunimin mė mes tė dy shteteve dhe se a ėshtė bėrė mjaftueshėm nė tė arriturat mes Kosovės dhe Shqipėrisė. “Ishte njė dėshirė, njė kėrkesė e Presidentit Thaēi, qė ka nevojė pėr t’u parė me kujdes, sepse kemi tė bėjmė me njė lėvizje qė kondicionohet edhe nga disa faktorė tė tjerė ndėrkombėtarė. Ėshtė njė ēėshtje qė Shqipėria nuk mund t’u japė pasaporta tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, nuk mund tė marrim njė veprim tė tillė sepse ashtu siē tha edhe presidenti Meta, ēėshtja duhet tė zgjidhet ndryshe, qė kosovarėt vetė tė kėrkojnė liberalizimin e vizave. Sado qė njė vend tė ndihmojė, ėshtė e pamundur qė ta zgjidhė problematikėn qė e ka Kosova, prandaj kjo ėshtė njė alternativė qė ka shumė probleme pėr t’u zgjidhur”, ka thėnė Minxhozi.