Haradinaj: Nė Obiliq nuk do tė ketė asnjė tė papunė
Kryeministri i Kosovės, Ramush Haradinaj, ka bėrė njė premtim tė madh, sonte gjatė njė tubimi tė partisė nė Obiliq. Ai ka thėnė se kjo komunė do tė jetė e para nė Kosovė qė nuk do ta ketė asnjė tė papunėsuar.

Haradinaj tha se Ligji pėr Obiliqin ėshtė unik nė Kosovė dhe i ka dhėnė tė drejta kėsaj komune, qė i ishin mohuar me dekada.

E pėr kėtė, ndėr mė meritorėt, sipas tij, ėshtė kryetari i tanishėm i Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili po pret tė marrė dhe njė mandat katėrvjeēar.

“Ju do tė jeni tė parėt nė Kosovė qė nuk do tė keni tė papunė. Pos kėsaj, do tė ndodhė investimi i 1 miliard e 200 milionė eurove pėr ngritjen e kapaciteteve tė reja energjetike. Kosova s’e shtin asnjė cent, e ne shesim qymyr dhe marrim tantiemė. Njė pjesė e tyre do tė shkojnė nė buxhet tuajin”, tha kreu i Qeverisė dhe i Aleancės.

“Prandaj, ka shumė rėndėsi se ēka do tė ndodhė me Obiliqin, ka shumė rėndėsi kush i merr pėrgjegjėsitė nė Obiliq”, shtoi Haradinaj.

“Nuk ka guxim ma tė madh sesa me besu se mund tė hartohet njė ligj dhe tė votohet nė Parlament… Kjo ka ndodhur falė kėtij njeriu. Ky ėshtė meritori. Ajo qė mė ka bėrė pėrshtypje te Xhaferi ėshtė se ai kurrė nuk ka pasur njė aferė korruptive”, ka vazhduar lėvdatat Haradinaj, pėr kandidatin e Aleancės.

“I kam dėgjuar tė huajt duke folė dhe ata ia japin dorėn; por edhe kundėrshtarėt i kam dėgjuar qė kanė thėnė se ky po i grahė punės”.

Xhafer Gashi, gjatė debatit me qytetarė tė Obiliqit, tha se ėshtė lajm i mirė qė Ramush Haradinaj ka ardhur nė pushtet.

Ai mori si shembull marrjen nė menaxhim nga Komuna tė fushave tė sportit, qė ishte shpejtuar nga kryeministri Haradinaj. “Pas njė pritjeje tė gjatė tė qytetarėve tanė, u shpall njė zonė me interes tė veēantė dhe pas ardhjes sė Haradinaj nė qeveri tė gjitha fushat sportive janė nėn menaxhim tė Komunės sė Obiliqit”.

Mes tjerash, Gashi paralajmėroi se nga tė ardhurat nga tantiema pėr thėngjill, do tė ketė subvencione pėr sportistėt e Obiliqit.