Abrashi: Pėr katėr vjet u harrua rinia, u ulėn subvencionet, u injoruan kuadrot e Prishtinės
Abrashi: Pėr katėr vjet u harrua rinia, u ulėn subvencionet, u injoruan kuadrot e Prishtinės

Kandidati i Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK) pėr kryetar tė Prishtinės, Arban Abrashi, gjatė njė takimi me tė rinjtė e Organizatės “IRKT”, ka thėnė se gjatė katėr viteve tė shkuara janė ulur subvencionet pėr rininė dhe organizatat e grave, u harrua rinia, u injoruan kuadrot e Prishtinės nė punėsim, nuk ėshtė realizuar asnjė projekt domethėnės, asnjė shkollė, asnjė qendėr e mjekėsisė familjare, asgjė domethėnėse.

“Pėr katėr vjetėt e fundit nė Prishtinė nuk ėshtė bėrė absolutisht asgjė. Nuk ėshtė ndėrtuar asnjė shkollė, asnjė ambulantė, janė ndalur subvencionet nė bujqėsi, kanė ikur ndėrtimtarėt, ėshtė harruar rinia. Nė Prishtinė ėshtė ‘bėrė shumė Facebook’, por fare pak punė. Mė 22 tetor qytetarėt e Prishtinės do t'i ēojnė nė shtėpi dembelėt dhe do t'i zgjedhin ata qė kryejnė punė“, ka thėnė Abrashi.

“Prioriteti im i parė do tė jetė punėsimi dhe kjo ka rrjedhur si kėrkesė e qytetarėve. Kuadrot e Prishtinės duhet tė kenė pėrparėsi nė administratė, sepse pėr katėr vjet janė punėsuar 500 njerėz, 450 prej tė cilėve janė nga komunat tjera. Ne nuk kemi asgjė kundėr tyre, por nėse Prishtina ka kuadro pėr njė pozitė tė caktuar, realisht do tė ketė pėrparėsi ndaj njerėzve tė komunave tjera”, ka thėnė Abrashi.

Sipas tij, dy ndėrmarrjet publike qė do tė themelohen, “Prishtina Parkingu” dhe njė kompani publike pėr menaxhimin e tregut dhe Pallatit tė Rinisė. Prej 500-1000 banorė tė Prishtinės pritet tė punėsohen nė sektorin publik, por numėr mė i madh do tė kyēen nė sektorin privat, i cili do tė pėrkrahet nga komuna.

“Do t’i kthejmė ndėrtimtarėt dhe tė gjitha bizneset, sepse do t’i krijojmė zonat ekonomike dhe nė kėtė mėnyrė do tė rrisim numrin e tė punėsuarve. Do ta kthejmė vlerėn e tatimit nė pronė ashtu siē kanė qenė nė vitin 2013. Do ta ndėrtojmė spitalin diku nė rrugėn pėr Gollak, do ta zhvillojmė atė pjesė si zonė ekonomike dhe njerėzit do tė kenė mundėsi argėtimi pa pasur nevojė tė shkojnė tė shpenzojnė nė komuna tjera”, ėshtė shprehur Abrashi.

“Do tė kemi edhe pėrkrahjen mė tė madhe pėr bujqėsi, e cila nė katėr vjetėt e fundit ka pasur rėnie tė madhe, sepse bujqėsia nuk zhvillohet me Facebook. Pėr katėr vjet nuk e kanė bėrė asnjė punė tė madhe kėtu nė Kodrėn e Trimave, ndėrsa tash po kamuflojnė me njė ēerdhe e disa poēe elektrikė“, ka shtuar kandidati i LDK-sė pėr kryetar tė Prishtinės.

Ai ka bėrė tė ditur se do tė bėhen dy hapėsira pėr tė rinj nė Kodrėn e Trimave, njėra afėr tjegullores dhe tjetra tek deponia. Abrashi ka thėnė se duke e marrė parasysh rritjen e qytetit, do tė shtohet numri i shkollave, tė mesmet do tė shndėrrohen nė fillore, ndėrsa objektet pėr shkolla tė mesme do tė ndėrtohen mė nė periferi tė qytetit. Ai po ashtu ka premtuar bashkėpunim tė ngushtė me secilin qytetar qė ka nevojė.

Avni Mavriqi, nga OJQ “IRKT”, ka thėnė se bashkėpunimi i kėsaj organizate me tė gjitha institucionet nuk ka munguar asnjėherė.

“Ndėrtimi i njė qendre rinore ka qenė kėrkesė jona e kahershme, pėr tė cilėn kemi gjetur edhe donatorė. Vullneti i tė rinjve ėshtė i madh dhe qė nga viti 2014 ka filluar njė riorganizim, por sė fundi kemi mbetur keq, pasi na ka munguar pėrkrahja, madje nga kryetari aktual i komunės kemi pasur bllokadė totale”,