Prokurori i rastit flet pėr dėnimin e aktivistėve tė Vetėvendosjes
“Unė kam qenė prezent nė gjykatė, por jam vonuar pėr tė qenė me kohė brenda sallės”, ka thėnė prokurori Abdurrahim Islami.

Ai ėshtė shprehur se ėshtė i kėnaqur me vendimin e shpallur sot nga gjykata.

“Nga fillimi nė bazė tė provave qė i kemi paraqitur dhe tė cilat janė administruar nė gjykatė, kemi qenė tė bindur nė fajėsinė e tė akuzuarve”, ka thėnė Islami.

Ai ka shtuar se pretendimet e prokurorisė janė vėrtetuar edhe nga vetė gjykata.

I pyetur nėse do tė bėjė ankesė pėr lartėsinė e dėnimit tė sotėm, ose pėr ndonjė ēėshtje tjetėr rreth kėtij rasti, Ismajli nuk ka dashur tė pėrgjigjet saktė.

“Pėr momentin nuk jam duke menduar tė bėj ankesė pėr vendimin e gjykatės, por definitivisht pėr ankesė tė mundshme do flasim pasi ta marrim vendimin e gjykatės”.

Trupi gjykues i Gjykatės Themelore nė Prishtinė i drejtuar nga gjykatėsi Beqir Kalludra e shpalli aktgjykimin ndaj katėr tė dyshuarve pėr sulmin me mortajė dore ndaj ndėrtesės sė Kuvendit tė Kosovės.

Ata janė shpallur fajtorė nė akuzėn pėr tė cilėn janė ngarkuar dhe janė dėnuar me njė total prej 21 vjetėsh e 6 muajsh burg.

Atdhe Arifi ėshtė dėnuar me 6 vjet burg, Frashėr Krasniqi me 8 vjet, Egzon Haliti me 5 vjet e gjysmė, ndėrsa Adea Batusha me 2 vjet burg.

Mbėshtetėsit e tė akuzuarve nė sallė kanė protestuar nė momentin kur gjykatėsi i shpallte aktgjykimet dhe kjo ka bėrė qė ai tė urdhėrojė nxjerrjen nga salla tė disa pjesėmarrėsve.