Konfirmohet: Haradinaj ėshtė hequr nga Lista e INTERPOL-it
Kryeministri Ramush Haradinaj mė nuk do tė jetė pjesė e listės sė INERPOL’it.
Emri i tij ėshtė larguar dhe nga tash Haradinaj mund tė udhėtojė pa u frikėsuar nga ndonjė arrestim. Konfirmimin se Haradinaj mė nuk ėshtė ne kėtė listė e ka bėrė pėr Express Ministri i Drejtėsisė Abelard Tahti.

Ministri i Drejtėsisė sė Kosovės, Abelard Tahiri, e ka konfirmuar pėr Express se emri i kryeministrit Ramush Haradinaj ėshtė hequr nga lista e tė kėrkuarve nė INTERPOL.

“ Po, ėshtė e vėrtetė. Mė Ramush Haradinaj nuk ėshtė nė kėtė listė. Konfirmimi pėr kėtė na ka ardhur sot nga INTERPOL”, ka thėnė Tahiri.

Qė nga ankesa e bėrė nga Policia e Kosovės e deri mė sot kanė kaluar mė shumė se njė vit, por sot, 18 personat e fundit qė kanė qenė nė kėrkim ndėrkombėtar nga Serbia pėr krime lufte apo krime ndaj civilėve gjatė kohės sė luftės nė Kosovė, janė larguar nga kėrkimi nė INTERPOL.

Nė mesin e kėtyre 18 personave ka qenė edhe kryeministri i Kosovės, Ramush Haradinaj, i cili nė dhjetor tė vitit tė kaluar qe arrestuar nė bazė tė njė urdhėrarresti ndėrkombėtar tė lėshuar nga Serbia, nė Mulhouse tė Francės.

Nė kėtė listė, pėrveē Haradinajt, bėjnė pjesė edhe Azem Syla, Shukri Buja, Tomor Morina, Sinan Morina, Fadil Kastrati, Murtez Kastrati, Ardian Duraku, Vitor Zefaj, Besim Vokshi, Mahmut Ukshini, Fadil Syleviqi, Sylė Qeriqi, Qamil Pajaziti, Shpejtim Demiri, Azem Olluri, Muharrem Gashi, Bujar Bobani, Rabit Aliji dhe Faruk Noshaj.