Pas refuzimit nga PZAP, LDK do t’i drejtohet Gjykatės Supreme pėr Prishtinėn
Paneli Zgjedhor pėr Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar kėrkesėn e LDK-sė qė nė Prishtinė tė shkohet nė rinumėrim tė tėrėsishėm.

PZAP ka njoftuar se njė pjesė e apelit tė LDK-sė pėr procesin zgjedhor nė Prishtinė ėshtė hedhur si e palejueshme dhe njė pjesė tjetėr e apelit ėshtė refuzuar si i pa bazuar.

Por, nė LDK thonė se ende nuk kanė marrė vendimin e PZAP rreth apelit qė kanė bėrė nė kėtė institucion pėr procesin zgjedhor nė Prishtinė.

Bardhyl Meta nga shtabi zgjedhor i Arban Abrashit, ka thėnė se kanė kėrkuar nga PZAP qė t’u dėrgoj vendimin qė ka marrė.

“Vendim nuk na ėshtė dorėzuar pėr arsye siē kanė thėnė se nuk ėshtė i gatshėm ende”, ka thėnė Meta.

Megjithatė, ati ka bėrė tė ditur se pavarėsisht vendimit tė PZAP-sė, LDK-ja dhe kandidati Arban Abrashi nuk do tė ndalėn pėr tė zbardhur procesin zgjedhor nė Prishtinė, qė sipas tij, ka pasur devijime.

“LDK-ja dhe kandidati pėr kryetar Arban Abrashi do t’i ndjek tė gjitha rrugėt ligjore duke u ankuar edhe nė Gjykatėn Supreme dhe nėse ėshtė nevoja edhe nė Gjykatėn Kushtetuese”, ka thėnė Meta.

Ai ka shprehur bindjen se nė Prishtinė procesi zgjedhor ėshtė manipuluar

“Shtabi ėshtė i bindur se ėshtė manipuluar dhe ėshtė devijuar procesi zgjedhor nė Prishtinė dhe ėshtė manipuluar vendimi i sovranit.

Dita- ditės po vijnė prova tė reja ku shihet se ka pas manipulime gjatė procesit zgjedhorė tė cilat i kemi bėrė publike dhe qė ka ende qė nuk janė bėrė publike, por qė do tė bėhen publike nė institucionet pėrkatėse”, ka thėnė Meta.

Ndryshe, rezultati zgjedhor nė Prishtinė ėshtė mė i ngushti nga paslufta, ku Shpend Ahmeti ka marrė vetėm 365 vota mė shumė se Arban Abrashi.