Kryeministri Haradinaj ia hedhė fajin Kuvendit pėr Demarkacion
Kryeministri i Kosovės Ramush Haradinaj, qė ėshtė kundėrshtari mė i madh i marrėveshjes sė Demarkacionit, sot ka larguar fajin nga vetja dhe ka thėnė se pėr vonesat i ka fajet Kuvendi.

Sipas Haradinajt, qeveria e ka kryer punėn kur ia ka proceduar Kuvendit kėtė marrėveshje.

Ai tutje ka thėnė se nuk mund tė diktojė agjendėn e Kuvendit, por thekson se disa herė ka bėrė kritika pėr kėtė vonesė.

‘Ekzekutivi ia ka dhėnė parlamentit qė brenda 90 ditėve tė vendos pėr demarkacionin, ne nuk mundemi me diktua agjenden e Kuvendit tė Kosovės. Janė disa instrumente me vendos shembull si seanca e jashtėzakonshme etj, mirėpo ne ia kemi dhėnė mundėsinė. Unė e kam kritikuar kėtė vonesė dhe hala sot ju them: pse nuk po vendosni?’, ka thėnė Haradinaj.

Ndryshe, marrėveshja e shumėkontestuar pėr kufirin me Malin e Zi ėshtė nė Komision ku po shqyrtohet dhe pritet qė brenda kėtij muaji tė thirret seancė ku do tė vendoset pėr tė. Siē ėshtė raportuar, akoma nuk ka numra pėr t’u kaluar kjo marrėveshje, ani pse bashkėsia ndėrkombėtare po bėn presion pėr ta kaluar pasi kanė pėrsėritur se ky ėshtė njė kusht pėr liberalizimin e vizave.