Lėkundet koalicioni qeverisės, kjo ėshtė arsyeja

Ndonėse janė partnerė nė qeverisje PDK-ja, AAK-ja e Nisma po vazhdojnė tė kenė qėndrime tė ndryshme sa i pėrket Gjykatės Speciale.Pėrderisa lideri i PDK-sė Kadri Veseli ka thėnė se kjo Gjykatė nuk mund tė pengohet (ashtu siē ishte kėrkuar muajin e kaluar), lideri i AAK-sė (njėherėsh kryeministėr i vendit), Ramush Haradinaj, ka bėrė tė ditur se do tė vazhdojė ta kundėrshtojė kėtė Gjykatė.Ndėrkaq edhe Nisma pėr Kosovėn tashmė ka thėnė se nuk e mbėshtet Gjykatėn Speciale, porse kėrkon plotėsim-ndryshimin e ligjit pėr tė. Me kėtė rast, njohėsit e rrethanave politike konsiderojnė se Gjykata Speciale ėshtė pėrplasja mė e fuqishme qė ka ndodhur deri mė tash brenda koalicionit qeverisės, i cili ka marrė mandatin nė shtator tė vitit tė kaluar.Madje sipas tyre, shkas pėr rrėzimin e Qeverisė aktuale mund tė bėhet pikėrisht Gjykata Speciale, sado qė mund tė ketė edhe shumė arsye tė tjera pėr tė ardhur deri te shpėrbėrja e kėtij koalicioni. Nga ana tjetėr, pėrfaqėsuesit e opozitės po insistojnė nė rrėzimin e Qeverisė aktuale me arsyetimin se qeveria “Haradinaj” i ka sjellė vetėm dėme Republikės sė Kosovės prejse ka nisur punėn e saj.Haradinaj dhe Veseli nė kundėrshti pėr SpecialenI pyetur rreth qėndrimit tė Veselit, i cili tha se nuk mund tė ndalet Gjykata Speciale, kryeministri Ramush Haradinaj gjatė ditės sė djeshme tha se nuk ka koment rreth kėsaj. Megjithatė bėri tė ditur se qėndrimi i AAK-sė vazhdon tė mbetet kundėr kėsaj Gjykate. “Unė kam lexuar letrėn e Veselit qė ėshtė kryetar i Kuvendit dhe i PDK-sė. Nuk kam ndonjė koment nė kėtė letėr. Nėse mė pyesni mua dhe Aleancėn e dini qėndrimin tim dhe tė Aleancės, atėherė kur ka qenė kemi votuar kundėr. Sot po tė vijė votojmė kundėr, nesėr kundėr, e respektojmė iniciativėn e deputetėve sido qė tė jetė”, tha Haradinaj